• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DËMET NGA TËRMETI/ Pas Durrësit, Kryeprokurori Çela inspekton Krujën
Home
Aktualitet
Drejtësi

DËMET NGA TËRMETI/ Pas Durrësit, Kryeprokurori Çela inspekton Krujën

7 December, 2019 F.autor Aktualitet, Drejtësi

Pasi ishte në Prokurorinë e Durrësit, kreu i Prokurorisë së Përgjithshme Olsian Çela ka shkuar në Krujë, për t’u njohur me situatën pas hetimeve të nisura pas tërmetit të fuqishëm që goditi vendin më 26 nëntor.

Mësohet se kryeprokurori po zhvillon një takim me prokurorët e Krujës, ku në fokus ngelet fakti që të vihet drejtësi nëse konstatohen shkelje në të gjitha ndërtesat e shembura. Kujtojmë se Qarku i Durësit ishte ndër më të prekurit nga tërmeti me magnitudë 6.4 të shkallës rihter, ku vetëm në Thumanë humbën jetën 22 persona.

Një ditë më parë ndërsa mori detyrën e Prokurorit të Përgjithshëm, Çela kërkoi rezultate nga hetimet e nisura lidhur me dëmet e shkaktuara nga tërmeti që mori 51 jetë njerëzish dhe shkatërroi qindra banesa në Tiranë, Durrës e Thumanë.

Sipas njoftimeve zyrtare, pjesë e hetimeve të cilat kanë nisur për veprat penale “Shpërdorim Detyre”, “Ndërtim pa leje” dhe “Dhënia e ndihmës për ndërtim pa leje”, janë lejet e ndërtimit të lëshuara nga autoritetet vendore, zbatimi i tyre nga ndërtuesit, si dhe rastet e ndërtimeve abuzive dhe mungesa e ndërhyrjes së autoriteteve përgjegjëse.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KOSOVA NUK MERR PJESË NË CEREMONINË E NOBELIT/ Pacolli: Një shkrimtar që mbështeti Milosheviçin nuk e meriton...
Previous article TRIUMFON "LOS BLANCOS"/ Dyshja Varane-Benzema mposhtin Espanyol

F.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT NË AKSIN TUNELI I KRRABËS-BADRASHESH/ Përplasen dy automjete Aktualitet

AKSIDENT NË AKSIN TUNELI I KRRABËS-BADRASHESH/ Përplasen dy automjete

"E SULMOI ARIU"/ 61-vjeçari u gjet i vrarë në pyll, bashkëshortja dhe i biri e mohojnë në gjykatë: Nuk kemi lidhje me ngjarjen Aktualitet

"E SULMOI ARIU"/ 61-vjeçari u gjet i vrarë në pyll, bashkëshortja dhe i biri e mohojnë në gjykatë: Nuk kemi lidhje me ngjarjen

"HAJDE TE LALI ZEMRA"/ Shtatë nxënëse denoncojnë mësuesin në Selenicë, dyshohet për ngacmime dhe prekje fizike Aktualitet

"HAJDE TE LALI ZEMRA"/ Shtatë nxënëse denoncojnë mësuesin në Selenicë, dyshohet për ngacmime dhe prekje fizike

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT