• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Del harta e frikshme, ja nga do sulmojë SHBA dhe aleatët mbi Sirinë
Home
Nderkombetare

Del harta e frikshme, ja nga do sulmojë SHBA dhe aleatët mbi Sirinë

11 April, 2018 Ina.Autor Botë, Nderkombetare

Mediat britanike kanë publikuar hartën që tregon se ku SHBA dhe aleatët, Britania dhe Franca, i kanë dislokuar artilerinë e rëndë për të goditur Sirinë, në përgjigje të sulmit të dyshuar kimik që ka tensionuar marrëdhëniet e tyre me Rusinë.

Vendimi për goditjen e Rusisë, duket se është marrë, pasi deklarata e fundit e Donald Trump në rrjetet sociale, ku i bënte thirrje Rusisë “të bëhej gati”, e ka nënkuptuar këtë.

Sipas “Daily Mail”, SHBA ka pozicionuar në Mesdheun Lindor shkatërruesit e raketave “Donald Cook”. Po aty është edhe armata franceze dhe nëndetëset amerikane, shkruan “Panorama”.

Donald Cook, u pozicionua rreth 100 kilometra nga porti sirian i Tartusit, ku ndodhet një bazë ushtarake e marinës ruse.

Në Qipro janë të pozicionuat avionët “raf tornados”, në Siri janë forcat speciale amerikane që përfshijnë helikopterë, drone, eksplozivë, armë silencioze.
Në Misuri janë pozicionuar avionët bombardues amerikanë “B22 Spirit” dhe bombat nukleare antibunker.

Në Lindjen e Mesme është pozicionuar baza e avionëve bombardues amerikanë. Në bazën ajrore të Omanit janë vendosur avionët bombardues “F22 Raptors”.

Në foton më poshtë, mund të shihni edhe se sa kushtuar përgatitja e bazave ushtarake gati për luftë kundër Sirisë.

Pas kërcënimit të Trump, alarmi nga BE: Kujdes se brenda 72 orëve…

Eurocontrol, një organizatë e Bashkimit Evropian e cila është përgjegjëse për trafikun ajror në kontinent, ka ngritur alarmin ndaj operatorëve të fluturimit në Mesdheun lindor, duke paralajmëruar ata që të jenë gati për nisjen e raketave të NATO-s në Siri.

“Për shkak të fillimit të mundshëm të sulmeve ajrore në Siri me raketa ajrore dhe / ose të lundrimit brenda 72 orëve të ardhshme dhe mundësinë e ndërprerjes së përhershme të pajisjeve të radiovalëve, duhet të merret në konsideratë kur planifikohen operacionet e fluturimit në zonën e Mesdheut Lindor / Nikosia FIR”, thuhet në njoftim.

Me këtë njoftim paralajmërohen pilotët që të jenë të gatshëm për rreziqet e fluturimit dhe pengesat që mund të lindin.

Të hënën, Presidenti i SHBA Donald Trump tha se ai ishte “shumë i fuqishëm dhe shumë serioz në ato që thoshte” duke marrë parasysh veprimin ushtarak kundër qeverisë së Bashar Assadit lidhur me sulmin e dyshuar kimik në Douma në Siri më 7 prill.

Trump tha se një “vendim i madh” do të merrej brenda 24-48 orëve të ardhshme.

Një sulm ajror u krye të hënën kundër një baze ajrore siriane, megjithëse asnjë shtet nuk mori përgjegjësinë e këtij sulmi.

Panorama

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Nga penalltitë e Steauas te kapitullimi në Romë, netët e zeza të Barçës në Europë
Previous article Universitetet, nis gara për maturantët “e vjetër”. Kategoritë që aplikojnë

Ina.Autor

Postime të ngjashme

"PËRBALLEMI ME TË ARDHMEN PA FRIKË"/ Mesazhi i Vance në 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA Botë

"PËRBALLEMI ME TË ARDHMEN PA FRIKË"/ Mesazhi i Vance në 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA

MERR FUND HANTAVIRUSI/ OBSH shpall përfundimin e epidemisë, shërohet pacienti i fundit Botë

MERR FUND HANTAVIRUSI/ OBSH shpall përfundimin e epidemisë, shërohet pacienti i fundit

KËRCËNIMI NGA RUSIA/ Tusk: Polonia po përgatitet për skenarë të ndryshëm Botë

KËRCËNIMI NGA RUSIA/ Tusk: Polonia po përgatitet për skenarë të ndryshëm

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT