Edhe ditën e sotme nuk ka mundur KQZ të japë një përgjigje përfundimtare per dy deputetët e akuzuar Aqif rakipi dhe Gledjon Rahovica. Sakaq KQZ ka vendosur datën 5 janar për mbledhjen e radhes.
Me 4 vota pro dhe 2 kundër, KQZ miratoi shtyrjen e seances per te vendosur nese do te hiqen apo jo mandatet e dy deputeteve Aqif Rakipi dhe Gledion Rehovica.
13:06/ Mblidhet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për mandatet e deputetëve Aqif Rakipi dhe Gledjon Rehovica. Ky shqyrim vjen pas kallzimit të bërë nga Prokuroria në mbyllje të 2017-ës.
Në mbledhje mungon deputeti i PDIU, Aqif Rakipi, i cili përfaqësohet nga avokatët Theodhori Sollaku dhe E.Dono.
Sipas pretendimit të Prokurorisë dy deputetët në fjalë nuk kishin treguar në formularin e Dekriminalizimit që ishin ndaluar më parë nga policia italiane.
Në datën 22 dhjetor Interpol Roma solli të dhëna interesante për dy deputetët.
Për deputetin e PDIU-së, Rakipi Interpol Roma thotë se ai është raportuar për vjedhje me emrin Skënder Ejylbegaj. Vjedhja në fjalë ka ndodhur në 03.11.1998, kohë kur deputeti ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit se ka qenë emigrant në Itali.
Të dy deputetët nuk deklaruan ndalimet në formular dhe as përdorimin e emrave të tjerë, çka sipas ligjit të dekriminalizimit përbën arsye për ndërprerje të menjëhershme mandati.
Pika dy në rendin e Ditës së KQZ është: “Për shqyrtimin e rezultatit të verifikimit të Prokurorisë së Përgjithshme për funksionarin publik z.Aqif Rakipi, deputet i Kuvendit të Shqipërisë, në zbatim të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.
Avokati i Rakipit tha se dokumenti i prokurorise s’është nënshkruar nga prokurorja e pergjithshme.
“S’ka një akt nga organi komeptent që ngarkon ligji mendoj që ky komision s’duhet të kishte përcaktuar këtë seancë, ka qenë detyra juaj tja kthenit mbrapsht apo të kërkonit plotësim, nuk është argument që meqë herët e tjera keni vepruar në këtë frormë të vepronit edhe këtë herë.
Vendim pa certifikim i prokurorit të përgjithshëm është bërë në një situatë kur është ndërruar drejtuesi i prokurorisë. Paska pasur një autorizim nga prokurori i mëparshëm, duhet të certifikohen me domosdo nga prokurori i përgjithshëm në detyrë”, tha Sollaku.
Përgatiti:AlpeNews.al


