• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DEKRETI I PRESIDENTIT/ Votohet me  75 vota pro ligji për Teatrin
Home
Shqipëri

DEKRETI I PRESIDENTIT/ Votohet me 75 vota pro ligji për Teatrin

20 September, 2018 Isa.Autor Politikë, Shqipëri

Pa praninë e opozitës në seancë, Kuvendi ka miratuar me 75 vota pro dekretin e Presidentit Meta për godinën e Teatrit. Të martën maxhoranca në Komisionin parlamentar të veprimtarisë prodhuese, pranoi dekretin e Presidentit të Republikës duke i bërë disa ndryshime ligjit për Teatrin. Sipas amendimeve, hapet gara për realizimin e projektit si dhe zhvillimin e zonës përreth, në qendër të kryeqytetit.

Varianti i mëparshëm parashikonte që gjithçka të realizohej nga kompania “Fusha”, e cila merrte përsipër ndërtimin me fondet e saj të godinës së re sipas projektit të arkitektit të njohur danez Bjarke Ingels, në këmbim të mundësisë për të ndërtuar një bllok pallatesh shumëkatëshe në zonën pas Teatrit në një sipërfaqe e cila në pjesën dërrmuese është në pronësi shtetërore.

Shumica u tërhoq nga ligji i posaçëm i propozuar më parë nga Qeveria, pasi hasi në kundërshtime nga Komisioni Europian, i cili në letrën dërguar autoriteteve shqiptare theksonte se i inkurajonte ato “që të ndjekin pajtueshmërinë me parimet e prokurimit publik të BE-së dhe të sigurojnë qasje jodiskriminuese në treg”.

Por sipas opozitës ligji ka rënë dhe sot maxhoranca duhet të kalojë në Kuvend vetëm dekretin e Presidentit, duke i thënë “Po” ose “Jo”.

Për opozitën, gara është formale dhe kompanitë që mund të ishin të interesuara janë në kushte të pabarabarta me kompaninë “Fusha”, kjo pasi afati që ju është lënë për dorëzimin e projektit është vetëm 30 ditë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E TRADHËTOI KUR ISHTE SHTATZËNË/ Khloe Kardashian rikthehet në shtëpinë e Tristan Thompson (FOTO)
Previous article SURPRIZA E SEZONIT/ Drejtori i Spalit: Vlejmë sa kartoni i Hysajt, si mund ta rivalizojmë Juven?

Isa.Autor

Postime të ngjashme

"KËSAJ I THONË TË KESH DY B*THA, NJË TA MBASH NJË TA ÇASH"/ Rama kritikon blogerët që mbështesin protestat në Zvërnec Politikë

"KËSAJ I THONË TË KESH DY B*THA, NJË TA MBASH NJË TA ÇASH"/ Rama kritikon blogerët që mbështesin protestat në Zvërnec

"ISHTE SKANDAL I MADH"/ Rama ndan me socialistët historinë se si u zgjodh në krye të partisë: Në Fier më thoshin “hë, erdhe ti”, por… Politikë

"ISHTE SKANDAL I MADH"/ Rama ndan me socialistët historinë se si u zgjodh në krye të partisë: Në Fier më thoshin “hë, erdhe ti”, por…

FOTOLAJM/ Rama ‘harron’ për një çast politikën, kapet ‘mat’ i përqafuar me djalin e vogël në Fier Politikë

FOTOLAJM/ Rama ‘harron’ për një çast politikën, kapet ‘mat’ i përqafuar me djalin e vogël në Fier

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT