• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DEKLARATAT E PRESIDENTIT AMERIKAN/ Trump për Iranin: Nuk mendoj se kam vepruar gabimisht. Përkundrazi…
Home
Nderkombetare

DEKLARATAT E PRESIDENTIT AMERIKAN/ Trump për Iranin: Nuk mendoj se kam vepruar gabimisht. Përkundrazi…

24 July, 2018 g.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti amerikan Donald Trump thotë se nuk është “aspak” i shqetësuar se mesazhi i tij i së dielës me kërcënime për Iranin do të provokojë qeverinë iraniane.

Presidenti iu përgjigj një gazetari në Shtëpinë e Bardhë kur u pyet për mesazhin e tij në Twitter i shkruar i gjithi me gërma të mëdha, ku ai paralajmëronte ashpër presidentin iranian, Hassan Rouhani që të “mos kërcënonte kurrë Shtetet e Bashkuara” ose përndryshe Republika Islamike do të vuante pasoja historike.

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, John Bolton tha se kishte folur me zotin Trump “gjatë ditëve të fundit” dhe presidenti “i kishte thënë se nëse Irani bën diçka të keqe, do të paguajë një çmim që nuk e ka paguar kurrë ndonjëherë më parë”.

“Ai po përpiqet të largojë vëmendjen nga shumë lajme të këqija që e rrethojnë. Ishte disi e ekzagjeruar, por nuk më habiti”, tha Barbara Slavin, drejtore e nismës “E ardhmja e Iranit” në Këshillin e Atlantikut.

Irani e shpërfilli mesazhin e zotit Trump. Ministri i Jashtëm, në një postim të vetin po në Tiwtter, shkruante “Nuk na bën përshtypje”.

Zoti Trump duket se iu përgjigj zotit Rouhani, i ciloi e paralajmëronte “të mos luante me bishtin e luanit se do të pendohej”.

Si presidenti Trump ashtu dhe presidenti Rouhani duket se përballen me presion nga brenda lidhur me politikat e tyre të jashtme. Zoti Rouhani përballet edhe me pakënaqësi të brendshme ekonomike.

Disa analistë po shtrojnë pyetjen nëse dy presidentët po angazhohen në retorikë të ashpër thjesht për të siguruar mbështetje të brendshme, apo nëse zoti Trump po përdor modelin që vuri në zbatim me Korenë e Veriut, duke intensifikuar tensionet me retorikë të ashpër që pastaj justifikon uljen në tryezën e negociatave.

Megjithatë disa shqetësohen se zoti Trump mund të ketë ndërmend të eliminojë me forcë kërcënimin nga Irani.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Dënimi shembullor i Skënderbeut, Duka, Takaj dhe Shehi flasin për mediat e huaja
Previous article ISHA E KEQE/ Aktorja e thotë hapur 8 vite mbas ndarjes se ishte "KOKË E KËMBË" Gabim

g.autor

Postime të ngjashme

PAKETË E RE E SANKSIONEVE NDAJ MOSKËS/ Si po planifikon Bashkimi Evropian t’ua mbyllë dyert ushtarëve rusë? Botë

PAKETË E RE E SANKSIONEVE NDAJ MOSKËS/ Si po planifikon Bashkimi Evropian t’ua mbyllë dyert ushtarëve rusë?

MBAHEN SOT BISEDIMET IRAN-KATAR/ Në fokus, marrëveshja me SHBA-në dhe asetet e ngrira Botë

MBAHEN SOT BISEDIMET IRAN-KATAR/ Në fokus, marrëveshja me SHBA-në dhe asetet e ngrira

"HORMUZIN E KONTROLLOJMË NE"/ SHBA dhe Irani me deklarata kontradiktore për bisedimet në Doha Botë

"HORMUZIN E KONTROLLOJMË NE"/ SHBA dhe Irani me deklarata kontradiktore për bisedimet në Doha

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT