• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DEKLARATA E FORTË/ Lideri i ISIS-it bën thirrje për më shumë sulme
Home
Nderkombetare

DEKLARATA E FORTË/ Lideri i ISIS-it bën thirrje për më shumë sulme

23 August, 2018 k.autor Botë, Nderkombetare

Lideri i grupit ekstremist, Shteti Islamik, Abu Bakr al-Baghdadi u ka bërë thirrje mbështetësve të tij, në atë që pretendohet të jetë fjalimi i parë i incizuar këtë vit, që të vazhdojnë të luftojnë grupet armike në gjithë botën, pavarësisht humbjeve të fundit.

Incizimi 54 minutësh është publikuar nga një medium i këtij grupi, Fondacioni al-Furqan më 22 gusht.

Deri tani ka pasur raportime të ndryshme rreth asaj se ku ndodhet al-Baghdadi dhe nëse është gjallë apo i vdekur. Grupi i tij ka humbur rreth 90 përqind të territorit që ka kontrolluar dikur në Irak dhe Siri, ku edhe pati shpallur kalifatin në qershor të vitit 2014.

Fjalimi i fundit i Baghdadit në shtator të vitit 2017 u ka bërë thirrje të gjithë mbështetësve të vrasin armiqtë kudo që janë dhe me çfarëdo arme që kanë mundësi.

Pas atyre deklaratave, militantët e këtij grupi kanë kryer disa sulme në gjithë botën.

Në incizimet e fundit, Baghdadi ka përmendur ngjarjet aktuale, duke përfshirë mosmarëveshjen e Turqisë me SHBA-në, lidhur me ndalimin e pastorit amerikan në Ankara.

Nëse zëri konfirmohet se është i Baghadadit, atëherë kjo do të kundërshtonte raportimet për vdekjen e tij.

Baghdadi ka thënë se “Amerika është duke kaluar në periudhën më të rënë në të gjithë historinë e saj” dhe se Rusia është duke garuar me të për të fituar ndikim në Lindje të Mesme.

Ai po ashtu ka kritikuar rebelët e rrethuar nga forcat e presidentit sirian, Bashar al-Assad në jug të Sirisë, duke i cilësuar ata tradhtarë dhe duke iu bërë thirrje që t’i bashkohen grupit të tij.

Ai ka paralajmëruar se provinca Idlib ne Siri, zona e vetme e kontrolluar nga rebelët, pritet të pushtohet nga forcat ruse dhe ato sirine.

Baghdadi është parë në publik vetëm një herë më 2014 në qytetin irakian, Mosul.

Pavarësisht raportimeve për vdekjen e tij, zyrtarë të ushtrisë amerikane besojnë se ai është ende gjallë, derisa ka dyshime se ai është duke u fshehur në një shkretëtirë mes Sirisë dhe Irakut.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KONSUMI I CIGAREVE NË BALLKAN/ FOTO: Ja çfarë "REKORDI" mbajnë shqiptarët
Previous article ARMËN NË KOKË BURRIT/ Detajet: Çifti kishte ditë që DEBATONIN. Fqinjët dëgjonin ulërima dhe zhurma

k.autor

Postime të ngjashme

"PAQE PËRMES FORCËS"/ Netanyahu uron Trumpin për 80-vjetor: Izraeli dhe SHBA do ta forcojnë aleancën Botë

"PAQE PËRMES FORCËS"/ Netanyahu uron Trumpin për 80-vjetor: Izraeli dhe SHBA do ta forcojnë aleancën

LUFTA/ Reuters: Irani pranon të mos prodhojë armë bërthamore, drejt një marrëveshje me SHBA-në Botë

LUFTA/ Reuters: Irani pranon të mos prodhojë armë bërthamore, drejt një marrëveshje me SHBA-në

TRUMP PRET SOT NËNSHKRIMIN E MARRËVESHJES ME IRANIN/ Netanyahu mbledh kabinetin e sigurisë në Izrael Botë

TRUMP PRET SOT NËNSHKRIMIN E MARRËVESHJES ME IRANIN/ Netanyahu mbledh kabinetin e sigurisë në Izrael

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT