• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ARMËN NË KOKË BURRIT/ Detajet: Çifti kishte ditë që DEBATONIN. Fqinjët dëgjonin ulërima dhe zhurma
Home
Sociale

ARMËN NË KOKË BURRIT/ Detajet: Çifti kishte ditë që DEBATONIN. Fqinjët dëgjonin ulërima dhe zhurma

23 August, 2018 g.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Një konflikt në çift për motive xhelozie për pak përfundoi në tragjedi, arrestohen burrë e grua. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Seferan të Belshit, ku të shtënat e armës kanë bërë që fqinjët e çiftit të lajmërojnë Policinë. Mësohet se sherri mes çiftit të bashkëshortëve Mylazim dhe Adelina Abazi kishte ditë që kishte nisur. Që pas kthimit të 58-vjeçarit nga Italia, ku edhe ishte i punësuar me sezone, mes çiftit kishte debate.

Por, mëngjesin e së mërkurës në banesë janë dëgjuar të bërtitura nga ana e 54- vjeçares dhe më pas tri të shtëna me armë zjarri. Policia, e cila është lajmëruar nga fqinjët, ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes ku falë ndërhyrjes së shpejtë ka parandaluar edhe përshkallëzimin e mëtejshëm me pasoja të rënda të një konflikti familjar.

Fqinjët, por edhe Policia bëjnë të ditur se 58-vjeçari ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Kjo e fundit e ka akuzuar bashkëshortin se arsyeja që ai nuk sjell para nga emigrimi mund të jetë ndonjë lidhje jashtëmartesore me ndonjë grua tjetër në Itali.

Ajo dyshonte për këtë pasi i shoqi u kthye në shtëpi pa sjellë të ardhura nga puna në emigrim. Debati mes tyre është agravuar deri në pikën që 58- vjeçari të dhunojë gruan e tij. Kjo e fundit, e lodhur nga dhuna, por edhe nga xhelozia, ka kanosur me armë zjarri bashkëshortin duke qëlluar në ajër me automatik.

Policia i ka arrestuar të dy në banesë, duke sekuestruar edhe armën e zjarrit automatik dhe 18 fishekë. Policia bën me dije për ngjarjen se, “në Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Cërrik ka ardhur një telefonatë se në fshatin Seferan Belsh, në familjen e shtetasit Mylazim Abazi, ka një konflikt familjar mes bashkëshortëve, ku janë dëgjuar edhe të shtëna me armë.

Menjëherë në drejtim të vendit të ngjarjes kanë shkuar shërbimet e Policisë, ku ka rezultuar se: shtetasi Mylazim Abazi, 58 vjeç, kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases Adelina Abazi, 54 vjeçe, e cila më pas kishte marrë një armë zjarri automatik, që e mbanin në banesë pa leje dhe ka kërcënuar bashkëshortin duke qëlluar në ajër në banesë.

Ndërhyrja në kohë e Policisë ka parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit, duke bërë arrestimin në flagrancë të dy bashkëshortëve për “Dhunë në familje”, “Armëmbajtje pa leje” dhe “Kanosje”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DEKLARATA E FORTË/ Lideri i ISIS-it bën thirrje për më shumë sulme
Previous article LIGJI PËR MAGJISTRATURËN/ PD vendos kushte Qeverisë: Hiqni Arta Markun nga puna dhe ndryshoni Vetingun

g.autor

Postime të ngjashme

AKUZAT PËR PUNËSIMIN E NJË TË MITURI/ Reagon Gjergj Luca: Më mbrojnë puna, investimet dhe transparenca Aktualitet

AKUZAT PËR PUNËSIMIN E NJË TË MITURI/ Reagon Gjergj Luca: Më mbrojnë puna, investimet dhe transparenca

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Mijëra protestues nisin marshimit në rrugët e Tiranës Aktualitet

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Mijëra protestues nisin marshimit në rrugët e Tiranës

PROTESTAT NË SHQIPËRI/ Gazeta italiane: Po shndërrohen në antisemitizëm: Hebrenjtë dhe izraelitët në shënjestër Aktualitet

PROTESTAT NË SHQIPËRI/ Gazeta italiane: Po shndërrohen në antisemitizëm: Hebrenjtë dhe izraelitët në shënjestër

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT