• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LIGJI PËR MAGJISTRATURËN/ PD vendos kushte Qeverisë: Hiqni Arta Markun nga puna dhe ndryshoni Vetingun
Home
Shqipëri

LIGJI PËR MAGJISTRATURËN/ PD vendos kushte Qeverisë: Hiqni Arta Markun nga puna dhe ndryshoni Vetingun

23 August, 2018 k.autor Politikë, Shqipëri

Partia Demokratike nuk pranon të jap konsensus sa i takon ligjeve të reformës në drejtësi. Dy ditë më parë kreu i grupit parlamentar i PS, Taulant Balla i bëri ftesë opozitës që të jap konsensus dhe të votojë në seancën plenare të 3 shtatorit ligjin për magjistratët që u propozua nga mazhoranca.

Ligji synon që t’i rikthejë kompetencat KLD-së për emërimin e gjyqtarëve deri në ngritjen e KLGJ dhe KLP. Por një ftesë e tillë nuk është pranuar nga demokratët, të cilët kanë pohuar se do të vijojnë t’i qëndrojnë besnik 7 kushteve të propozuara nga kreu demokrat gjatë 23 korrikut.

 

Propozime ku mes të cilave kërkohet dhe shkarkimi nga detyra i kryeprokurores së përkohshme Arta Marku. Në një reagim të dhënë për “Sot” kreu i grupit parlamentar i PD, Edmond Spaho si dhe deputetët Tritan Shehu dhe Luçiano Boçi pohuan se dhënia e konsensusit do të thellonte akoma më shumë ngërçin në drejtësi.

Sipas kreut të grupit parlamentar të PD, Edmond Spaho, Partia Demokratike do të vijojë t’i qëndrojë 7 kushteve të propozuara nga Basha, duke lënë në nënkuptohet se nuk do të ketë asnjë bashkëpunim me socialistët.

“I qëndrojmë 7 kushteve”, tha Edmond Spaho. Por në një linjë më të zgjeruar, deputeti demokrat Tritan Shehu, duke u ndalur tek propozimi i socialistëve, deklaroi se nuk mund të diskutohet vetëm një element që lidhet me pasojat negative që krijoi miratimi i 6 ligjeve jashtë konsensusit të rënë dakord kur u bënë ndryshimet kushtetuese.

Sipas Tritan Shehut e vetmja rrugë për të mos thelluar akoma më shumë ngërçin në drejtësi është ajo e ridiskutimit të 6 ligjeve të rrëzuara nga Gjykata Kushtetuese si dhe ribërja e tyre me konsensus.

“Nuk mund të diskutohet vetëm një element që lidhet me pasojat negative që krijoi miratimi i 6 ligjeve jashtë konsensusit të rënë dakord kur u bënë ndryshimet kushtetuese. Kjo do ta thellonte më shumë dëmin e krijuar.

Rruga është: ridiskutimi i 6 ligjeve e ribërja e tyre me konsensus, dalja siç e kërkon kushtetuta e çështjes së Prokurorit Përgjithshëm.

Pra kërkohet një rishikim i plotë e i gjerë mbi bazën e ndryshimeve kushtetuese të bëra me konsensus dhe frymën e tyre”, deklaroi deputeti Tritan Shehu.

Deputeti demokrat Luçiano Boçi, duke qëndruar në të njëjtën linjë si dy kolegët e tij, theksoi për gazetën se 7 kushtet e propozuara nga Basha janë e vetmja rrugë që çojnë në ngritjen e institucioneve të reformës në drejtësi.

Sipas Boçit çdo devijim tjetër si puna e ligjit për Shkollën e Magjistraturës që synon t’i jap kompetenca KLD-së e prokurorit të përkohshëm, do të çojë në deformime të pakorrigjueshme sistemin e drejtësisë.

Deputeti Luçiano Boçi tha gjithashtu se përmes ligjit për magjistratët mazhoranca po tenton që të kap politikisht reformën në drejtësi.

“7 kushtet e propozuara nga Basha janë rruga që çojnë në ngritjen e institucioneve të reformës në drejtësi parashikuar në ndryshimet kushtetuese të 23 korrikut.

Kjo do të thotë krijim i KLGJ e KLP e më pas SPAK E BKH. Çdo devijim tjetër siç janë këto të ligjit për shkollën e magjistraturës që i japin kompetenca të pathëna KLD-së e Prokurorit të përkohshëm, çojnë në deformime të pakorrigjueshme e me pasoja të pariparueshme për sistemin, i cili po kapet progresivisht politikisht nga kjo maxhorancë”, u shpreh deputeti Luçiano Boçi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARMËN NË KOKË BURRIT/ Detajet: Çifti kishte ditë që DEBATONIN. Fqinjët dëgjonin ulërima dhe zhurma
Previous article Tarifat e reja tregtare, Kina zotohet për kundërpërgjigje ndaj Presidentit amerikan Trump

k.autor

Postime të ngjashme

HELENA KAÇE QË HAPI KONGRESIN E PS/ Thirrje neomalësores: Dorëzo Mandatin! Politikë

HELENA KAÇE QË HAPI KONGRESIN E PS/ Thirrje neomalësores: Dorëzo Mandatin!

RAMËS I LARGOHET NJË DEPUTETE/ Marjana Koçeku: Prej sot jam e pavarur! Idealet dhe vlerat e mia mi dëmtojnë kufinjtë! Politikë

RAMËS I LARGOHET NJË DEPUTETE/ Marjana Koçeku: Prej sot jam e pavarur! Idealet dhe vlerat e mia mi dëmtojnë kufinjtë!

INVESTIMET NË SAZAN DHE ZVËRNEC/ Rama: Ja një pasqyrë për të gjithë përgojuesit e shtetit shqiptar Politikë

INVESTIMET NË SAZAN DHE ZVËRNEC/ Rama: Ja një pasqyrë për të gjithë përgojuesit e shtetit shqiptar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT