• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DEPUTETËT E PS FALËN 50% TË PAGAVE/ Balla: Kemi njoftuar dhe grupet e tjera parlamentare, Shqipëria s’ka qenë kurrë më e bashkuar se sot
Home
Politikë

DEPUTETËT E PS FALËN 50% TË PAGAVE/ Balla: Kemi njoftuar dhe grupet e tjera parlamentare, Shqipëria s’ka qenë kurrë më e bashkuar se sot

2 April, 2020 Delo.autor Politikë

Kreu i grupit parlamenar socialist, Taulant Balla ka firmosur dhe dokumentin për dorëzimin e 50% të pagave nga depuetetët e PS.

Balla bën me dije se për këtë janë njoftuar edhe grupet e tjera parlamentare dhe bën thirrje që dhe institucione të tjera të pavarura ta marrin këtë iniciativë siç i ka këruar dhe me letër zyrtare kryeparlamentari Gramoz Ruçi.

Po ashtu Balla shprehet se Shqipëria s’ka qenë kurrë më e bashkuar se sot dhe kështu do ja dalë mbanë edhe përtej kësaj situate me koronavirusin.

Njoftim i vendimit të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste për dorëzimin e 50 % të pagës mujore në Buxhetin e Shtetit gjatë gjendjes së pandemisë së shkaktuar nga COVID-19 dhe deri në përfundim të saj.

LETRA E TAULANT BALLËS

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste duke vlerësuar si shumë të vështirë gjendjen që po kalon vendi në përballje me pandeminë botërore të shkaktuar nga COVID-19, shpreh vlerësimin më të lartë për mjekët, infermirët, punojësit e policisë, usbtrisë dhe çso punojësi publil e shërbimesh, të cilët janë në vijën e frontit në përballimin e kësaj situate të vështirë.

Duke vlerësuar maksimalisht të gjitha masat parandalueës të distancimit social, të gjitha masat ekonomike dhe sociale, të ndërmarra nga Qeveria shqiptare, të formësuara në akte normative, vendimet dhe urdhërat përkatës. Duke përshëndetur bashkëveprimin e Qeverisë me njësitë e qeverisjes vendore në organizimin e Operacionit Humanitar në ndihmë të personave të moshës së tretë që jetojnë vetëm si dhe të familjeve në nevojë.

Duke nënvizuar rëndësinë e solidaritetit në përballimin e kësaj situate, Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste ju njofton se ka vendosur se çdo deputet të dorëzojë 50 % të pagës mujore në Buxhetin e Shtetit gjatë gjendjes së pandemisë së shkaktuar nga COVD-19 dhe deri në përfundim të saj.

Ju njoftojmë gjithashtu se përmes komunikimit me anëtarët e Konferencës së Kryetarëve të Kuvendit, vendimin tonë ua kemi bërë të ditur edhe grupeve të tjera parlamentare.

Gjithashtu ne i nxisim që këtë masë për dorëzimin e 50 % të pagës mujore në Buxhetin e Shtetit gjatë gjendjes së pandemisë së shkaktuar nga COVID-19 dhe deri në përfundim të saj ta ndërmarin edhe institucionet e tjera të pavarura.

Edhe pse në masat e domozdoshme të distancimit social, Shqipëria nuk ka qenë kurrë më e bashkuar se sot. Me solidaritet social dhe me kontributin e të gjithve, Shqipëria  do ta kalojë këtë situatë.

 

Taulant  Balla

 

Kryetar i Grupit Parlamentar

  • foto galeri
  • foto galeri
  1. 1
  2. 2
  • Previous
  • Next

(BalkanWeb)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ALFRED PEZA/ Përse nuk largohen nga skena politike pasi arrijnë majën, liderët shqiptarë!
Previous article BERJANA MOLLA/ Autizmi: Unë jam si ti!

Delo.autor

Postime të ngjashme

PËRFUNDON TAKIMI I PS NË TIRANË/ Protestuesit thirrje pjesëmarrësve: Bashkohuni me ne Politikë

PËRFUNDON TAKIMI I PS NË TIRANË/ Protestuesit thirrje pjesëmarrësve: Bashkohuni me ne

"KISHTE MË SHUMË PEMË TË PRERA SE SA TË MBJELLA"/ Rama: Shumë nga ata që protestojnë në bulevard nuk e mbajnë mend Tiranën para 20 vitesh Politikë

"KISHTE MË SHUMË PEMË TË PRERA SE SA TË MBJELLA"/ Rama: Shumë nga ata që protestojnë në bulevard nuk e mbajnë mend Tiranën para 20 vitesh

35-VJETORI I PS/ Rama: Investimi në Zvërnec i domosdoshëm për ekonominë e Shqipërisë Politikë

35-VJETORI I PS/ Rama: Investimi në Zvërnec i domosdoshëm për ekonominë e Shqipërisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT