• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DEBATI/ Salianji sulmon Boden: E quanin kryetar kooperative. Peza: E përjashtuat në mënyrë të turpshme
Home
Politikë

DEBATI/ Salianji sulmon Boden: E quanin kryetar kooperative. Peza: E përjashtuat në mënyrë të turpshme

18 January, 2019 F.autor Politikë

Ervin Salianji dhe Alfred Peza debatuan në A2 edhe për emërimin e Ridvan Bodes si anëtar të këshillit mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, një vendim ky i shumëdiskutuar në javët e fundit.

“Partia Socialiste e ka akuzuar për korrupsion Ridvan Boden, Edi Rama ka marrë votat duke thënë se Bode është i korruptuar. Për këtë mban përgjegjësi edhe para elektoratit të vet, pasi e kanë emëruar si përfaqësuesin e tyre ndërkohë që e quanin kryetar kooperative”, tha Salianji.

“Zoti Bode ka qenë 8 vjet ministër i Financave, ka qenë sekretar i përgjithshëm i Partisë Demokratike. Por me këtë kulturë politike që kemi, mund të jenë thënë edhe gjëra të tilla. Por në momentin që ai brenda profesionit vazhdon karrierën, pasi Partia e vet e përjashtoi në mënyrë të turpshme, ky është luks i shfrenuar për këtë vend”, iu përgjigj Peza.

Përplasja Meta-Rama

Mosdekretimi i shkarkimit të Ditmir Bushatit dhe emërimit të Gent Cakajt si ministër i Jashtëm i Shqipërisë, që solli edhe përplasjen mes Presidentit dhe Kryeministrit, interpretohet ndryshe nga mazhoranca dhe opozita.

Ervin Salianji thotë se Meta e ka interpretuar si duhet Kushtetutën, pasi detyra e tij nuk është thjesht formale në dekretimin e propozimeve të Kryeministrit.

“Zoti Cakaj nuk ka çertifikatë sigurie dhe për më tepër nuk është deputet. Në një shtet normal, Rama duhet ta kishte çuar për ndjekje penale Cakajn, pasi ka 7 muaj në detyrë dhe nuk e ka marrë çertifikatën e sigurisë”, tha Salianji.

“Zoti Meta, emocionalisht tha se “nuk ma mbush mendjen”. Ky është precedent. Presidenti i Republikës ka kthyer nga vera e këtej, 12-13 dekrete. Thjesht po bën politikë dhe ka shkelur me të dy këmbët kushtetutën dhe herët a vonë Gjykata Kushtetuese do të ngrihet e do të përballet me të”, tha Alfred Peza.

Por nëse për Pezën Presidenti shkel Kushtetutën nëse nuk dekreton Cakajn, për Salianjin, Meta do të shkelë Kushtetutën nëse dekreton Ramën si ministër të Jashtëm. “Vetëm Enver Hoxha ka qenë edhe ministër i Jashtëm edhe Kryeministër. Presidenti, nëse e dekreton, shkel Kushtetutën. Edi Rama nuk mund të jetë edhe ministër i Jashtëm, edhe Kryeministër”, tha Salianji.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "E ETUR PËR SUKSES"/ Reperja më e vogël në botë sfidon Kylie Jenner, firmos kontratën me...
Previous article PUNIMET NË AUTOSTRADË/ ARRSH ka një njoftim të rëndësishëm: Përfunduan punimet për...

F.autor

Postime të ngjashme

VIZITA NË SHBA/ Rama publikon foto me Presidentin Donald Trump! Krahas tyre edhe bashkëshortja e kryeministrit Politikë

VIZITA NË SHBA/ Rama publikon foto me Presidentin Donald Trump! Krahas tyre edhe bashkëshortja e kryeministrit

INTEGRIMI/ BE po shqyrton planin, Shqipëria mund të ketë Komisionerë në Bruksel para anëtarësimit! Strategjia e re prezantohet më 6 tetor Politikë

INTEGRIMI/ BE po shqyrton planin, Shqipëria mund të ketë Komisionerë në Bruksel para anëtarësimit! Strategjia e re prezantohet më 6 tetor

"INTEGRIMI NË BE OBJEKTIVI YNË"/ Begaj pret në presidencë Ursula von der Leyen Politikë

"INTEGRIMI NË BE OBJEKTIVI YNË"/ Begaj pret në presidencë Ursula von der Leyen

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT