• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 March, 2021
AlpeNews

Tirana, Albania

2 March, 2021
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DEBATI PËR PROJEKTIN E VLORËS/ Denaj: E befasuar nga shfaqja e Metës, ja ku gabon Presidenti
Home
Ekonomi

DEBATI PËR PROJEKTIN E VLORËS/ Denaj: E befasuar nga shfaqja e Metës, ja ku gabon Presidenti

5 January, 2021 bora.autor Breaking News, Ekonomi

Ministrja e Financave, Anila Denaj, ka reaguar pas konferencës së Presidentit ku ky i fundit akuzoi Qeverinë dhe Kuvendin për projektin e Vlorës.

Denaj paralajmëron për të mërkurën publikimin e fakteve teksa sqaron shkurtimisht se qeveria nuk ka pasur çfarë të negociojë me sauditët.

Ajo shprehet se nuk bëhet fjalë për një hua të re, por për një hua të negociuar më parë.

Sqarimi i plotë i ministers Denaj:

Jam shumë e befasuar nga shfaqja e Ilir Metës nga podiumi i Presidentit të Republikës, ku bëri lëmsh Kushtetutën, institucionet dhe konceptet e ligjshmërisë marrëveshjes, negociatës, duke krijuar një kakofoni krejt të papërshtatshme për kreun e një shteti.

Nesër do t’i përgjigjem me fakte kokëforta zotit President, madje me vetë firmën e tij në raste të ngjashme, ndërsa sot po sqaroj vetëm kaq:

Çështja është shumë e thjeshtë.

Qeveria nuk ka pasur çfarë të negociojë, sepse nuk bëhet fjalë për një hua të re, po për një hua të negociuar më parë. Këtu Presidenti gabon!

Fondi Shqiptar i Zhvillimit nuk ka negociuar termat e huasë, sikundër edhe këtu presidenti gabon; por thjesht ka shkëmbyer me kundërpalën e vet për ta rialokuar nga një objekt në një objekt tjetër, madje brenda për brenda të njëjtës zonë gjeografike në këtë rast, një pjesë të huasë.

Pala saudite nuk ka pasur asgjë tjetër për të thënë kur ka dhënë dakordësinë dhe edhe këtu Presidenti gabon. Rialokimet e fondeve brenda marrëveshjeve financiare të nënshkruara, janë bërë edhe në të shkuarën, bëhen kudo dhe nuk përbëjnë asnjë përjashtim nga rregulli.

Presidenti gabon nga fillimi në fund edhe pse ia kemi shpjeguar shkresërisht logjikën e kësaj praktike krejt të qartë e të thjeshtë. A nuk e kupton vërtetë apo e bën me qëllim këtë zvarritje të një projekti me rëndësi për Vlorën, këtë nuk dua ta them. Por nesër do të them më shumë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HERA E KATËRT RADHAZI/ Sulmuesi i Tottenham shpallet lojtari më i mirë i vitit
Previous article Kur i jep biçikletës me...streçe

bora.autor

Postime të ngjashme

"RINDËRTIMI I PLOTË I METERNITETIT..."/ Rama nxjerr VIDEON: Si do transformohet godina 'ku lind jeta' Breaking News

"RINDËRTIMI I PLOTË I METERNITETIT..."/ Rama nxjerr VIDEON: Si do transformohet godina 'ku lind jeta'

E TRISHTË/ Arti shqiptar në zi, shuhet në moshën 83-vjeçare kompozitori i njohur Agim Krajka Aktualitet

E TRISHTË/ Arti shqiptar në zi, shuhet në moshën 83-vjeçare kompozitori i njohur Agim Krajka

ULEN TEMPERATURAT, NË ZONAT MALORE.../ Ja i do jetë parashikimi i motit për sot Aktualitet

ULEN TEMPERATURAT, NË ZONAT MALORE.../ Ja i do jetë parashikimi i motit për sot

Facebook Comments

FRROK ÇUPI/ Shqipëria, vila që fiton Blog

FRROK ÇUPI/ Shqipëria, vila që fiton

SKËNDER MINXHOZI/ Martesa e dytë (pa Gërdecin në mes)! Blog

SKËNDER MINXHOZI/ Martesa e dytë (pa Gërdecin në mes)!

ENDRI KAJSIU/ Vilat që fitojnë Blog

ENDRI KAJSIU/ Vilat që fitojnë

YLLI PATA/ Kalvari 30- vjeçar i Kavajës me lidhjen “shpirtërore” me Sali Berishën dhe një paralelizëm me Tropojën Blog

YLLI PATA/ Kalvari 30- vjeçar i Kavajës me lidhjen “shpirtërore” me Sali Berishën dhe një paralelizëm me Tropojën

ASTRIT PATOZI/ Ne nuk kemi numër, kurse ata vetëm numrin kanë Blog

ASTRIT PATOZI/ Ne nuk kemi numër, kurse ata vetëm numrin kanë

Na ndiqni në Facebook
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT