Alfred Peza dhe Mesila Doda janë përplasur egërsisht në emisionin Open të Eni Vasilit, ndërsa po flasin për lobimin e Edi Ramës në Itali.
Peza, i cili ka qenë mjaft proaktiv në Open ka deklaruar se nuk mund të kryhen akuza pa fakte në media pranë opozitës, por duhet pritur vendimet e organeve ligjore siç është Prokuroria. Peza tha se opozita kërkon pushtet në tavolinë.
Kurse Mesila Doda i është përgjigjur se opozita nuk ka kërkuar pushtet në tavolinë por garanci për zgjedhje të lira dhe një sistem zgjedhor ku krimi nuk do të blejë votat e qytetarëve.


