jë aksident i tmerrshëm ka ndodhur mesditën e sotme (14:05) në Gjilan të Kosovës. Kamioni i ngarkuar me ujë të pijshëm ka marrë para njerëzit në rrugë e në makina. Në pamjet e transmetuara nga media dëgjohen njerëzit që tharrasin të tmerruar. Kamioni ecën me shpejtësi dhe përreth 1 km nuk ndalon. Paraprakisht dyshohet se ngjarja është aksidentale. Kamioni mund të ketë pësuar defekt teknik në sistemin e frenimit, thotë policia.
Për pasojë një person ka vdekur, 10 të tjerë janë plagosur, 3 prej tyre në gjendje të rëndë. Viktima është Qerim Çoçaj furrëtar i njohur në qytetin e vogël të Gjilanit. Ai sapo kishte dalë nga ambientet e punës dhe po shkonte në banesë kur u përplas nga kamioni.
Operacioni i shpëtimit ka qenë i vështirë, thonë dëshmitarët, pasi njerëzit kishin mbetur të bllokuar në makina.
Kryeministri Ramush Haradinaj ka vizituar të plagosurit, ku ka deklaruar se “institucionet e vendit janë mobilizuar për të trajtuar të prekurit nga kjo tragjedi dhe do t’u qëndrojmë afër për të dhënë gjithë ndihmën e nevojshme”.
Kryetari i komunës tha se nëse aksidenti do kishte ndodhur 5 minuta më vonë, tragjedia do kishte qenë e shumëfishtë, pasi në këtë kohë do dilnin nxënësit nga shkolla.
Qytetarë të shumtë ndezën qirinj mbrëmjen e sotme para furrës së bukës në pronësi të viktimës Qerim Çoçaj.
*Pamjet e aksidentit të tmerrshëm në Gjilan


