Kryeministri Edi Rama deklaroi mbrëmjen e sotme se nuk ka asnjë informacion të detajuar lidhur me të ashtuquajturën çështje për korrigjimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.
Ai tha se ka biseduar me presidentin Hashim Thaçi, ndërsa shtoi se nuk ka dijeni për detaje.
“Nuk kam asnjë informacion të detajuar që të ketë një pamje të asaj që po zhvillohet pas dyerve dhe më pas të bëjë komente. Nga të gjitha komentet unë kuptoj se janë versione sa janë dhe njerëz. Presidenti Thaçi ka folur me mua, por jo me detaje”, tha ai.
Vijon…


