• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DEBATET ME DYER TË MBYLLURA/ Avokati Hazizaj jep provat që mbrojnë ish Kryeprokurorin Llalla
Home
Aktualitet
Drejtësi

DEBATET ME DYER TË MBYLLURA/ Avokati Hazizaj jep provat që mbrojnë ish Kryeprokurorin Llalla

31 May, 2018 Redaktor2 Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Debate nga brenda seancës me dyer të mbyllura te Kolegji i Posaçëm i Apelimit për ish kryeprokurorin Adriatik Llalla

Komisioneri Publik Florian Ballhysa: Në shkresën informuese që Llalla i dërgoi KPK deklaronte se nuk ishte më prokuror i përgjithshëm dhe për këtë arsye nuk ishte më subjekt i ligjit. KPK informoi Llallën se edhe pse nuk ishte prokuror gëzonte statusin e magjistratit. Llalla nuk ka respektuar ligjin për dorëheqjen nga statusi i magjistratit. Dorëheqjen e paraqiti pranë Presidentit dhe jo pranë KLD-s sikur e parashikon ligji.

KPK nuk beri asnjë verifikim nëse Llalla respektoi ligjin kur dorëzoi dorëheqjen. Llalla mbaron këtë status vetëm nëse paraqet dorëheqjen pranë prokurorit të përgjithshëm si ish-kryeprokuror. Vendimi për Llallën duhet të jetë një vendim pilot edhe për rastet e tjera të dorëheqjeve. Vendimi KPK-së duhet të prishet. KPA duhet ti lerë detyrë KPK të bëj verifikimet ligjore sipas Llallës. Dy shkaqet e tjera kanë të bëjnë me aspekte proceduriale. Në shkresën informuese që Llalla i dërgoi KPK deklaronte se nuk ishte me prokuror i përgjithshëm dhe për këtë arsye nuk ishte më subjekt i ligjit. KPK informoi Llallën se edhe pse ishte nuk ishte prokuror gëzonte statusin e magjistratit.

Llalla dorëzoi dorëheqjen më 12.2.2018 në presidencë. Po më këtë datë Llalla informoi edhe KPK se kishte paraqitur dorëheqjen nga statusi magjistratit. Edhe presidenca në të njëjtën datë e paraqiti këtë dorëheqje në KPK dhe pranë KPD. KPK nuk duhet të ndërpriste vettingun për Llallën. Pasi me dt.16.2.2108 Llalla gëzonte ende statusin e magjistratit. Ende nuk ka një dekret të presidentit që i ka hequr statusin magjistratit Llallës.

Mbrojtja e avokatit të Llallës në 8 faqe. Hazizaj: Llalla ka kryer funksione në vitet janar 1999 deri ne prill 2003 si prokuror në Lushnje, maj-dhjetor 2004 prokuror në Fier nga dhjetor 2004 deri në janar 2008 prokuror Tiranë, nga tetori 2008 kryetar i ILDKPKI deri në dhjetor 2012. Pas dhjetor 2012 deri në dhjetor 2017 kryeprokuror. Më 18.12.2017 Llallës i mbaroi mandati si Kryeprokuror. Subjekti i rivlerësimit mund të japë dorëheqjen kur largohet nga detyra. Adriatik llalla ka ushtruar të gjithë të drejtën. Ka i formuar edhe komisionerin për dorëheqjen. Vendimi i KPK është bazuar në legjislacionin e tanishëm Sot nuk ndodhemi para largimit të një prokurori të zakonshëm. Ne jemi në situatën kur ai largohet pasi i mbaron mandati për shkak se e ka vendosur Kuvendi. Llalla kishte të drejtën që të rikthehej në detyrën si Prokuror, por Llalla ka vendosur të largohet, prandaj nuk mund ti nënshtrohet vetingut. Llalla i ka realizuar të gjitha detyrimet ligjore. Dorëheqja është e parashikuar në ligj. Duhet të lihet në fuqi vendimi i KPK për Adriatik Llallën.

Kryetari i seancës Sokol Çomo: Jeni njohur me të gjitha aktet e KPK?

Hazizaj: Po

Kryetari i seancës: Dorëheqja nuk është paraqitur tek prokurorja e përkohshme. E konfirmoni një gjë të tillë

Hazizaj: Dorëheqja është paraqitur tek presidenti Republikës.

Kryetari: E konfirmoni pretendimi e komisionerit që Llalla nuk ka paraqitur dorëheqjen te KLD ose prokurori i përkohshëm. Po ose jo?

Hazizaj: Konfirmoj vetëm vendimin që ja dhënë KPK dhe korrespodencën me presidentin dhe KPK

Çomo: Ju aktin e dorëheqjes e keni parë?

Hazizaj: Po e kam parë.

Çomo: Akti i dorëheqjes 10. 2. 2018, që rezulton ditë e shtunë. Me çfarë forme është paraqitur kjo dorëheqje.

Hazizaj: Me postë

Çomo: Na konfirmoni që është paraqitur me postë

Çomo: Avokat ndonjë kërkesë për marrje prove?

Hazizaj: Po. Urdhri i lirimit nga puna të Llallës dhe akti i dorëheqjes.

Çomo: Kërkoni të merren si prova?

Hazizaj: Po

Komisioneri: I qëndroj pretendimit të fillimit. Aktet e dorëzuar nuk e ndryshojnë këtë pretendim

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Xavi e krahason me Real Madridin: Barcelona ka rënë në gjumë…
Previous article 5 lojtarët më të moshuar që kanë luajtur në Kupën e Botës

Redaktor2

Postime të ngjashme

"SPONSORËT E PROTESTËS PO HARXHOJNË SHUMË PARA..."/ Rama: Sa për mua dhe PS-në, le të vazhdojnë të paguajnë naftë e qeleshe deri në maj 2029 Breaking News

"SPONSORËT E PROTESTËS PO HARXHOJNË SHUMË PARA..."/ Rama: Sa për mua dhe PS-në, le të vazhdojnë të paguajnë naftë e qeleshe deri në maj 2029

QËNDRUAN NË BULEVARD PAS PROTESTE/ Policia procedon penalisht 9 persona Aktualitet

QËNDRUAN NË BULEVARD PAS PROTESTE/ Policia procedon penalisht 9 persona

POLICIA AKSION NË PORTIN E DURRËSIT/ Sekuestrohen 798 steka cigare, kapet 34-vjeçari me armë automatike Aktualitet

POLICIA AKSION NË PORTIN E DURRËSIT/ Sekuestrohen 798 steka cigare, kapet 34-vjeçari me armë automatike

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT