• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Debate brenda LSI, Petrit Vasili sulmon ashpër ish-ministrin e tij, Koka i përgjigjet…
Home
Shqipëri

Debate brenda LSI, Petrit Vasili sulmon ashpër ish-ministrin e tij, Koka i përgjigjet…

26 November, 2017 Ina.Autor Politikë, Shqipëri

Një përplasje aspak e zakontë ka ndodhur mes kryetarit të Grupit Parlamentar të LSI Petrit Vasili dhe deputetit të kësaj force Lefter Koka, ish-ministër i Mjedisit i qeverisë “Rama 1”. Gjykuar nga komentet dhe përplasjet në Facebook, kjo mund të përkthehet fare mirë si një çarje brenda grupit parlamentar të LSI, por debati mund të krijoi dhe probleme me partinë tjetër të koalicionit opozitar, siç është PD.

Mëngjesin e sotëm, Vasili, përmes një statusi në Facebook, ka sulmuar “ashpër” qeverinë Rama, duke konstatuar, se ishte një gabim i madh i bërë prej saj, ndërtimi i inceneratorëve të mbeturinave në disa qytete të vendit dhe se investimet më të mëdha, po shkojnë në pikat që kanë më pak prioritet.

 

Ja çfarë shkruan Vasili: “Strategjia e trajtimit të mbeturinave duke vënë në plan të parë djegjen (incenerimin) është tërësisht e gabuar, sigurisht që kjo është bërë me qëllim.

Kryeministri e ka kapur me qëllim për bishti problemin shumë të rëndë të mbetjeve. Ai po zbaton të parën atë që duhet të bënte të fundit. Kjo e fut në rrugën më të keqe trajtimin e mbetjeve, gjë që e dëmton rëndë vendin, për sot dhe për dhjetra vjet në të ardhmen.”

Por, nuk ka zgjatur shumë përgjigja e deputetit Lefter Koka, me qëllim për të kthjelluar kryetarin e tij të grupit, se për firmosjen e inceneratorëve të mbeturinave ka qenë pikërisht ai dhe partia e tij.

Koka përmes një komenti në FB, i është përgjigjur dhëmb për dhëmb Vasilit, madje duke shkuar larg sa që e quan atë;

“… miop që dëshiron ta shohë Shqipërinë varrezë masive landfillesh!

Por me qëllimin “e mirë” për t’i kujtuar kolegut të tij, se për tre inceneratorët e Tiranës, Elbasanit dhe Fierit, ka qenë ai në pozicionin e ish-ministrit të Mjedisit, që ka firmosur projektet dhe se investimi duhet konsideruar si model suksesi.

Statusi i Kokës në FB: “Mbas shumë vitesh shpërdorim në formë grantesh dhe kredish që përfundonin në prodhim masiv letrash, pa asnjë produkt konkret, në vitin 2013, Qeveria Shqiptare nëpërmjet Ministrisë së Mjedisit dhe në bashkëpunim me disa prej bashkive kryesore në vend morri një vendim të drejtë dhe të rëndësishëm, për t’i dhënë fund njëherë e mirë problemit të depozitimit dhe trajtimit të mbetjeve.”

Madje Koka ndalet dhe kritikon ashpër dhe PD-në, partinë e koalicionit opozitar të tij, duke theksuar se: “Nëse deri dje shpenzoheshin dhjetra e qindra milionë euro, të siguruara në formë grantesh apo kredish për të prodhuar letra apo ndërtuar tek tuk ndonje pseudo-landfill, që përvec kostos impresionuese të ndërtimit kërkonte prej bashkive tarifa depozitimi të papërballueshme për to, sot kemi një realitet krej të ri.”

Të tilla debate brenda partisë së LSI kanë vetëm dy shpjegime: I pari mendohet të jet një sulm i porositur “nga lart”, me qëllimin e ulët për të sulmuar tërthorazi deputetin brenda partisë. Ndërsa versioni i dytë, që është më pak i besueshëm është: Tit Vasili dhe të tijët, u ka humbur kujtesa politike dhe janë komplet pa orientim, sa bëjnë opozitë dhe me gabimet e tyre. Një gjë është e sigurtë, as versioni i parë, as ai i dytë nuk i shërben Titit e as partisë së tij.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Nga vrimat e zeza tek materia e errët, 7 mistere për hapësirën që nuk janë zgjidhur ende
Previous article Basha sulm ndaj ambasadorit Lu. “Ka mar 200 mijë euro nga kryetari Bashkisë së Laçit…”

Ina.Autor

Postime të ngjashme

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë Politikë

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë

"ULE ATË PARULLËN"/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat Politikë

"ULE ATË PARULLËN"/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat

MILOT-BALLDRE/ Ministri Nufi: Investim i rëndësishëm për veriun e Shqipërisë Politikë

MILOT-BALLDRE/ Ministri Nufi: Investim i rëndësishëm për veriun e Shqipërisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT