
Portali i financuar nga djali i Sali Berishës, ka publikuar sot në mëngjes një lajm, sipas të cilit ambasadori i SHBA Donald Lu, ka marr 200 mij euro për ti fshirë emrin nga lista e zezë kryebashkiakut të Laçit. Lajmi i referohej një profili anonimë në Facebook, të quajtur Dardan Gashi, sipas të cilit ambasadori Lu ka qenë në një event më Lac kur ka bërë pazarin për këtë çështje
Sulmin u bë në stilin e “qytetarit digital”, ndërkohë që Basha është nën akuzë për një pagesë afëro 1 milion dollarë për llogari të lobistëve në SHBA, të padeklaruar në Shqipëri, për të cilat duhet të përfundoj para Gjykatës.
Sulmi ndaj Lu dëhsmon se ai është nën paranojën se denoncimi i pagesave i ka ardhur nga ambasadori Lu.
Në mbasdite portali i Berishës u detyrua të bëj përgënjeshtrim duke theksuar se lajmi ishte i pavërtet dhe se ata janë përfshirë në këtë histori pasi kanë lexuar një postim në rrjetet sociale.
Ambasada e SHBA nuk ka reaguar publikisht duke marrë parasysh joseriozitetin e lajmit dhe portalit në fjalë, por duket se Berisha ka ndjerë pasojat e shpifjes që ka bërë.



