Përmes një videoje direkte në Facebook, kryeministri i vendit, Edi Rama shpjegoi mënyrën e sigurimit të lejes së posaçme për të dalë nga shëpia, ku përjashtim bëjnë ata që janë në punë.
Mënyra e parë është e-albania, ku opsioni quhet “leje për dalje”. Rama theksoi se pensionistëve nuk do t’u jepet leje, pra edhe nëse aplikojnë do t’u refuzohet, pasi tani e tutje nuk do të dalin nga shtëpitë e tyre, nisur nga fakti që janë mosha më e rrezikuar nga Covid-19.
Pas aplikimit në e-albania, vjen mesazhi konfirmues në celular, ku duhet të jetë numri i identifikimit si dhe dita apo ora e daljes. Mesazhi në fjalë i tregohet më pas policit. Qytetarët do të kenë vetëm 1 orë kohë për të bërë pazar dhe lejohet të aplikojnë vetëm 2 familjarë nga një familje


