• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ÇUDIT Alibeaj: Nëse Rama nuk paraqitet në komision si dëshmitar do ta sjellë…policia
Home
Politikë

ÇUDIT Alibeaj: Nëse Rama nuk paraqitet në komision si dëshmitar do ta sjellë…policia

19 October, 2021 F.autor Politikë

Për nënkryetarin e Partisë Demokratike Enkeljd Alibeaj, fakti se emigrantëve u hoq e drejta për të votuar është e mjaftueshme për të thënë se zgjedhjet u cënuan.

I ftuar në emisionin “Frontline” me Marsela Karapançon, Alibeaj  tha se është e drejta e opozitës që të ngrejë komisionin hetimor  për të hedhur dritë dhe për të bërë transparencë për aq kohë sa drejtësia nuk e bën.

I pyetur se çfarë do të bëjnë nëse kryeministri Rama i cili është i ftuar si dëshmitar në këtë komision nuk paraqitet, Alibeaj tha se do të jetë detyra e policisë ta sjellë atë aty.

“Ke hequr të drejtën e emigrantëve për të votuar. Mjafton kjo për të thënë se zgjedhjet janë cënuar. Pse i shpërndave miliona euro 2-3 muajt e fundit ndërkohë që i le 2 dimra në çadra? Në momentin që bie  një fatkeqësi ndihma e qeverisë duhet të jetë e menjëhershme. Javët e fundit janë dhënë para jo vetëm pë ata që janë dëmtuar. Përse jepet vetem pak kohë para zgjedhjeve? Është mburrur për të gjitha fondet që BE-ja dha. Si ka mundësi që bën 13 mijë punësime para zgjedhjeve me kontrata të përkohshme ndërkohë që shqiptarët po ikin nga papunësia? Ne kemi filluar këtë komision për të hedhur dritë. Dhe përse të dhënat tonë duhet të jenë në dorë të PS-së para zgjedhjeve? Opozita e vjedhur, është terrorizuar dhe ka të drejtën e saj të bëjë transparencë për sa kohë që sistemi i drejtësisë nuk e bën. Unë besoj që një shtet anëtar i NATO-s një shtetar e ka për detyrim moral që nevojës së kërkesës dhe fakteve se ka shkelur ligjin të vijë të përballet.  Është detyra e policisë që ta sjellë para parlamentit”- tha ai.

Më tej Alibeaj ka akuzuar mazhorancën për ndryshimin e Kushtetutës ndërkohë që u shpreh se ajo do të rivendoset dhe bashkë me të do të kërkohet edhe një reform zgjedhore.

“Kushtetuta nuk duhet trajtuar si një cipë letër pa vlerë. Është akti që na mban të bashkuar rreth vlerave. Kushtetuta nuk është e Ramës e as e Bashës që do të thotë se detyrimi i partive politike brenda parlamentit apo jashtë është ta ruajnë atë. Ishim apo s’ishim në parlament është tjetër diskutim, por kjo nuk do të thotë se vjeddhurazi duke mashtruar mbetjet e opozitës ndryshon kushtetutën. Secili ka qortimet e veta për opozitën por kjo nuk është një shkak që qeveria të përfitojë për ta shkatërruar atë. Ne do të rivendosim Kushtetutën vendit bashkë me të do të bëjmë edhe një kërkesë për reformë zgjedhore. Rikthimi përsëri i Kushtetutës për t’i dhënë nderin dhe respektin si një dokument i gjithëpranuar. Kjo mazhorancë ka vjedhur një copë të Kushtetutës. Për ndryshime të reformës zgjedhore do të duhet bërë me komisione të përbashkëta dhe jo vetëm partiake, por edhe me ekspertë. 5 qershori pavarësisht se nuk bëri ndonjë ndryshim, i dhamë dorën njëri-tjetrit. Nga 5 qershori ndodhën të gjitha thyerjet”- tha ai.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TJETËR TËRMET NË SHQIPËRI/ Ja ku ishte epiqendra. Lëkundjet...
Previous article COVIDI NË SHQIPËRI/ Komiteti i Imunizimit rekomandon dozë të TRETË vaksine për mbi 60 vjeçarët dhe qytetarët me...

F.autor

Postime të ngjashme

URDHRI I RAMËS/ Qytetarët përballë deputetëve, nisin takimet e platformës ‘Besa’ në Korçë! Pensionet, rrugët dhe pronat kryesojnë shqetësimet Politikë

URDHRI I RAMËS/ Qytetarët përballë deputetëve, nisin takimet e platformës ‘Besa’ në Korçë! Pensionet, rrugët dhe pronat kryesojnë shqetësimet

PAS GJASHTË JAVËSH PUSHIME/ Parlamenti rikthehet më 8 shtator! Zbardhet rendi i ditës, ja 3 pikat që do diskutohen Politikë

PAS GJASHTË JAVËSH PUSHIME/ Parlamenti rikthehet më 8 shtator! Zbardhet rendi i ditës, ja 3 pikat që do diskutohen

RAMA NISET DREJT CERNOBBIOS/ Merr pjesë në Forumin “Intelligence on the World, Europe and Italy” Politikë

RAMA NISET DREJT CERNOBBIOS/ Merr pjesë në Forumin “Intelligence on the World, Europe and Italy”

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT