Ambasada e SHBA në Tiranë mëngjesin e sotëm ka shpërndarë mesazhin e presidentit Donald Trump gjatë një fajlimi në Kombet e Bashkuara i cili tha se bota do ta mposhtë Covid.
Në mesazhin e tij të shpërndarë nga ambasada, Trump thotë se bota do të dalë më e fortë nga Covid, ndërsa shton se tre vaksinat e mundshme të COVID-19 të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara janë në fazat e fundit të testimit.
“Gjatë fjalimit të tij në Kombet e Bashkuara, Presidenti Trump tha se bota do ta mposhtē pandeminë COVID-19 dhe do të dalë prej saj më e fortë. Presidenti tha gjithashtu edhe se tre vaksinat e mundshme të COVID-19 të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara janë në fazat e fundit të testimit dhe se Shtetet e Bashkuara kanë nisur prodhimin paraprak tē dozat”, shkruan ambasada.