• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“COVID-19 S’E PREK TRURIN”/ Mjeku Sallabanda thirrje qytetarëve: Si të zbuloni infeksionin nga ujërat e zeza
Home
Sociale

“COVID-19 S’E PREK TRURIN”/ Mjeku Sallabanda thirrje qytetarëve: Si të zbuloni infeksionin nga ujërat e zeza

27 August, 2020 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Mjeku shqiptar Kita Sallabanda, profesori i neurokirurgjisë në Universitetin Complutense të Madridit ishte i ftuar ditën e sotme në studion e Report Tv në një bisedë me gazetarin Andi Kapxhiu për të folur për situatën e shkaktuar nga koronavirusi në vendin tonë, menaxhimin dhe atë që pritet që të ndodhë në vjeshtë. Mjeku u shpreh i shqetësuar nga ajo që kishte konstatuar nga turi që zhvilloi në Shqipëri. Sipas tij, njerëzit nuk janë të ndërgjegjësuar për rrezikun duke mos respektuar masat.

“Nuk ka një ndërgjegjësim të popullatës. Në Tiranë, në Himarë, Vlorë, Livadh, në Berat, në Belsh, kam parë që njerëzit nuk janë të ndërgjegjësuar, për mbajtjen e maskës. Një qytetar më tha se të pashë në një rrugë dhe ishim vetëm ti dhe unë që kishim maskën. Për të ardhur keq që njerëzit nuk janë të ndërgjegjësuar. Mortaliteti në Shqipëri është 3-5%, më i lartë se në Europë. COVID-i lë pasoja dhe ata që nuk e kanë kuptuar është problem serioz. Ata që mendojnë se COVID do të zgjidhet me masa mjekësore gabohen. Kjo është cështje sociale, e shoqërisë, politiko-shoqërore. Me masa administrative mund ta përballojmë, nuk mund ta përballojmë me ilaçe dhe reanimacion për momentin”, tha mjeku.

Kita Sallabanda deklaroi se shifrat në vendin tonë janë të ulëta në krahasim me pakujdesinë që ka popullata shqiptare. “Numrat mund të rriten me numrin e paktë të testeve që bëhen aktualisht, që gjithsesi është shtuar. Por për atë që pashë dhe shifrat që keni janë relativisht mirë. Në gusht janë shtuar se janë shtuar testimet. Është shtuar numri i atyre që humbin jetën, në Shqipëri është 6-10 herë më tepër se në Europë. Shifrat në krahasim me ndërgjegjësimin e popullatës janë në favorin e njerëzve“.

Mjeku i njohur kishte në apel për të gjithë qytetarët shqiptarë. “Ju lutem mbani maskën në cdo ambient ku ka njerëz, në rrugë, kur ka disatancë 1.5 metra mos e mbani. Maska, distancimi dhe higjiena, nuk kemi asnjë mjet tjetër. Mos e harroni këtë që po u them, jam mjek” theksoi ai.

Ai kishte edhe një sugjerim për autoritetet shqiptare. “Ne po kontrollojmë ujërat e zeza në Spanjë, pasi mund të përcaktojmë ku kemi burimet e infeksionit, lagje, grup pallate, ku janë vatrat e infeksionit, duhet ta bëni edhe këtu. Në një lagje të Madridit u pa se në ujërat e zeza kishte përqendrim të virusit, të gjithë njerëzit bënë testim. Për izolimin selektiv. Këtë po e bëjmë në mënyrë sistemaike” tha ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RIKTHIM NË VITET '90/ Këto janë 13 trende mode që po "përdoren" sërish edhe sot
Previous article UDHËTIMET NGA AEROPORTET E MAQEDONISË SË VERIUT/ Ambasada: Shqiptarët duhet të kenë testin PCR

F.autor

Postime të ngjashme

NJË MUAJ NGA ZHDUKJA E INXHINJERIT SHQIPTAR/ Familja përsërit apelin: S’ka konfirmim për vdekjen, na ndihmoni që ta gjejmë! Aktualitet

NJË MUAJ NGA ZHDUKJA E INXHINJERIT SHQIPTAR/ Familja përsërit apelin: S’ka konfirmim për vdekjen, na ndihmoni që ta gjejmë!

E PËSON KEQ/ Plagosi me thikë një adoleshent, kapet pas disa orësh 23-vjeçari Aktualitet

E PËSON KEQ/ Plagosi me thikë një adoleshent, kapet pas disa orësh 23-vjeçari

"SHQIPËRIA OFRON MBËSHTETJE SHTESË..."/ Bordi i Paqes në Gaza njofton marrëveshjen Aktualitet

"SHQIPËRIA OFRON MBËSHTETJE SHTESË..."/ Bordi i Paqes në Gaza njofton marrëveshjen

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT