• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
COVID-19/ Publikohet marrëveshja sekrete Itali-Rusi
Home
Nderkombetare

COVID-19/ Publikohet marrëveshja sekrete Itali-Rusi

19 April, 2022 F.autor Botë, Nderkombetare

Mediat italiane kanë publikuar korrespondencën sekrete me ambasadën e Moskës për planifikimin e mbërritjes së 130 personave për një mision anti Kovid në zonat më të infektuara të Italisë në mars të 2020-ës. Por dokumentet e publikuara shtojnë dhe më shumë dyshimet se operacioni rus në fakt kishte objektiv spiunazhin

“Janë përgatitur brigada mjekësore me impiante dhe mjetet e duhura për të dhënë asistencë të menjëhershme dhe për të mjekuar të sëmurët. Parashikohet dërgimi i mjeteve speciale për dezinfektimin e strukturave dhe qendrave të banuara në zonat e infektuara”. Një email i dërguar në orën 08.48 të 22 marsit 2020. Nga ministria e jashtme italiane publikohet mesazhi i dërguar më parë në ambasadën ruse në Romë. Në këtë mënyrë iu komunikohet zyrtarëve të ministrisë, së qeverisë dhe mbrojtjes civile natyra e misionit që vjen nga Moska. Dhe kështu del në pah se rusët kishin paralajmëruar qeverinë italiane se objektivi ishte dezinfektimi i strukturave publike. Dhe për këtë ishte dhënë drita jeshile nga qeveria italiane. Gjithashtu u morën përsipër dhe shpenzimet për të 130 rusët që mbërritën në vend.

Mediat italiane kanë publikuar emaliet dhe dokumente të tjera që zbulojnë prapaskenat e misionit të nisur në mars 2020, pak javë pasi Italia kishte hyrë në pandemi, dhe që zgjati 2 muaj. Duke treguar se marrëveshja mes Xhuzepe Konte – në atë kohë kryeministër i Italisë dhe presidentit rus Vladimir Putin, është shumë ndryshe nga ajo që u tha në atë kohë. Materialet mjekësore ishin të pamjaftueshme përballë nevojave dhe kjo shton dyshimet se objektivi i vërtetë i rusëve ishte spiunazhi dhe jo ndihma humanitare. Dhe sepse që nga emaili i parë kushti i tyre ishte i prerë: Presim përgjigje brenda tre orësh në kanalet diplomatike në Romë ose Moskë. Dhe kështu ndodhi meqenëse në Itali mbërritën 11 avionët e parë ushtarakë rusë. Gjithashtu në mesazhin e palës ruse shkruhej se për programuar fluturimet dhe operacionet humanitare duheshin informacione për aeroportet dhe zonat ku do të dërgoheshin specialistët rusë.

Dokumenti i transmetuar në rrugë diplomatike tregon detajet e një operacioni të pamundur për t’u planifikuar brenda pak orësh.

Zyrtarisht operacioni humanitar rus u pranua për të marrë maska dhe ventilatorë që në atë kohë nuk gjendeshin në Itali. Por marrëveshja e publikuar vetëm orët e fundit tregon se Italia ishte vënë në dijeni që në fillim se do të paguante të gjitha shpenzimet: një faturë prej më shumë se 3 milion eurosh. Gjithashtu Roma pagoi për më shumë se 50 mijë ton karburant që i duheshin avionëve për t’u rikthyer në Rusi. Shifra dhe fakte që janë larg deklaratave zyrtare në atë kohë e që publikohen vetëm tani.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LUFTA/ Makthi i Putinit po bëhet realitet. Mijëra rusë braktisin vendin: Po largohemi nga...
Previous article ANALIZA/ "The Times": Kina paralajmëron BE, një luftë e gjatë në Ukrainë mund të çojë në shpërbërjen e saj

F.autor

Postime të ngjashme

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit Aktualitet

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që… Botë

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që…

PARALAJMËRON IRANIN/ Natanyahu: Po luani me zjarrin, opsioni ushtarak mbetet në tryezë Botë

PARALAJMËRON IRANIN/ Natanyahu: Po luani me zjarrin, opsioni ushtarak mbetet në tryezë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT