• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ANALIZA/ “The Times”: Kina paralajmëron BE, një luftë e gjatë në Ukrainë mund të çojë në shpërbërjen e saj
Home
Nderkombetare

ANALIZA/ “The Times”: Kina paralajmëron BE, një luftë e gjatë në Ukrainë mund të çojë në shpërbërjen e saj

19 April, 2022 s.autor Aktualitet, Botë, Nderkombetare

Media shtetërore e Kinës, ka paralajmëruar Bashkimin Evropian se një luftë e zgjatur në Ukrainë mund të çojë në shpërbërjen e saj, ndërsa ka siguruar Moskën për mbështetjen e palëkundur të Pekinit.

“A është Europa e përgatitur të shohë një luftë dhjetëvjeçare në kontinentin e saj? Imagjinoni se çfarë do të ndodhte me Evropën?! Do të kthehej në një dekadë të përgjakshme,” shkruhet në një editorial në Global Times, duke cituar vërejtjet e Presidentit Zelensky se lufta mund të zvarritet për vite me radhë.

Akuzat ndaj Uashingtonit dhe NATO-s për zgjatjen e luftës sa vijnë edhe shtohen.

“Evropa, duke qenë e përfshirë në një luftë, do të humbasë plotësisht autonominë e saj të sigurisë dhe do të bëhet e varur nga ombrella e SHBA-së. Ajo do të duhet të përballet me një krizë dhjetëvjeçare për energjinë, ushqimin, refugjatët dhe inflacionin. Trazirat sociale do të shfaqen. Blloku madje mund të ndahet për këtë çështje”, paralajmëroi gazeta e partisë.

The Times shkruan se Pekini është i shqetësuar se një front i bashkuar do të dëmtojë ambiciet e tij ndaj rivalit të Uashingtonit.

Kina theksoi gjithashtu mbështetjen për Moskën.

Le Yucheng, zëvendësministri i Jashtëm i tha Andrey Denisov, ambasadorit rus në Kinë, se vendet do të punojnë së bashku, pavarësisht nga ndryshimet ndërkombëtare.

Sipas një deklarate nga ministria e jashtme e Kinës, Le tha: “Si gjithmonë, Kina do të forcojë bashkëpunimin strategjik me palën ruse, do të arrijë bashkëpunimin fitues, do të punojë së bashku për të mbrojtur interesat e përbashkëta të të dyja palëve dhe do të promovojë ndërtimin e një lloj të ri të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe një bashkësi e fatit njerëzor”.

Më tej Le tha se tregtia dypalëshe me Rusinë u rrit gati 30 për qind në tremujorin e parë.

Deklarata e qeverisë nuk ofroi detaje mbi diskutimin e dyshes për Ukrainën.

Pekini ka refuzuar të dënojë pushtimin dhe ka vazhduar tregtinë me Rusinë, ndërsa ka fajësuar Uashingtonin për konfliktin në Ukrainë.

Liu Jun, një studiues kinez i marrëdhënieve ndërkombëtare, argumentoi se Uashingtoni, në vend që të nxiste bisedimet e paqes midis Kievit dhe Moskës, donte të zgjaste luftën dhe të përfitonte prej saj.

“Ajo dëshiron të maksimizojë interesin e saj strategjik dhe interesin ekonomik për të mbrojtur hegjemoninë e SHBA,” shkroi Liu në një koment të veçantë të botuar në Global Times.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article COVID-19/ Publikohet marrëveshja sekrete Itali-Rusi
Previous article "MBAJ MEND ÇDO GJË"/ Këngëtarja shqiptare rrëfen për herë të parë si e ka përjetuar ndarjen e prindërve

s.autor

Postime të ngjashme

SEKUESTROHET OBJEKTI LUKSOZ/ SPAK: Belinda Balluku e fshehu vilën në Dhërmi në emër të Igli Tares Aktualitet

SEKUESTROHET OBJEKTI LUKSOZ/ SPAK: Belinda Balluku e fshehu vilën në Dhërmi në emër të Igli Tares

DOSJA "REVANSHI"/ Nga Durim Bami te Aldo Avdyli, SPAK kërkon 98 vite burg për të pandehurit Aktualitet

DOSJA "REVANSHI"/ Nga Durim Bami te Aldo Avdyli, SPAK kërkon 98 vite burg për të pandehurit

I KËRKUAR PREJ VITIT 2017/ Zbardhet e kaluara kriminale e Violand Braçellarit, 43-vjeçarit që vrau efektivin e Policisë Aktualitet

I KËRKUAR PREJ VITIT 2017/ Zbardhet e kaluara kriminale e Violand Braçellarit, 43-vjeçarit që vrau efektivin e Policisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT