• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
COVID-19/ Një vaksinë e re kundër koronavitusit tregon mbi 89% efektivitet
Home
Nderkombetare

COVID-19/ Një vaksinë e re kundër koronavitusit tregon mbi 89% efektivitet

29 January, 2021 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Një vaksinë e re kundër koronavirusit ka treguar se është 89.3 për qind efektive, në testimet në shkallë të gjerë, në Mbretërinë e Bashkuar.

Vaksina e kompanisë Novavax është e para që tregon se është efektive kundër një varianti të ri të koronavirusit, të zbuluar në Mbretërinë e Bashkuar, raporton BBC.

Kryeministri britanik, Boris Johnson, tha se ky është një “lajm i mirë” dhe shtoi se rregullatorët shëndetësorë të Mbretërisë së Bashkuar do ta vlerësojnë vaksinën.

Mbretëria e Bashkuar ka siguruar 60 milionë doza të vaksinës Novavax.

Ato pritet të dorëzohen në gjysmën e dytë të vitit, nëse miratohen për përdorim nga Agjencia Rregullative e Barnave dhe Produkteve Shëndetësore, tha Qeveria britanike.

Deri më tash, Mbretëria e Bashkuar ka miartuar tri vaksina të koronavirusit për përdorim urgjent: Pfizer/BioNTech, Moderna dhe Oxford/AstraZeneca.

Ndryshe nga Pfizer/BioNTech dhe Moderna, Novavax mund të ruhet në temperaturë të rregullt të frigoriferit.

Vaksinimi në Mbretërinë e Bashkuar ka nisur më 8 dhjetor të vitit të kaluar.

Sipas të dhënave të Qeverisë, mbi 7.4 milionë njerëz kanë marrë deri më tash dozat e para të vaksinave.

Mbretëria e Bashkuar është vendi më i prekur në Evropë nga koronavirusi dhe ndër më të prekurit në botë.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, mbi 3.7 milionë njerëz janë infektuar atje dhe mbi 102,000 kanë vdekur.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Sekretari Guterres: Vaksinat, provë morale për botën
Previous article SI TË BËHESH MILIONER NGA ZEROJA NË SHQIPËRI? Gazetarja: Shtëpia në Tiranë, më e shtrenjtë se në Londër

Delo.autor

Postime të ngjashme

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SUEDI/ Sondazhet: E majta kryeson me 51%! Ekstremi i djathtë pëson rënie Botë

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SUEDI/ Sondazhet: E majta kryeson me 51%! Ekstremi i djathtë pëson rënie

SHPËTOJNË PËR "FIJE TË PERIT" ZYRTARËT E BE HE BORIS JONSON/ Një tren që vinte pas tyre u godit nga droni rus Botë

SHPËTOJNË PËR "FIJE TË PERIT" ZYRTARËT E BE HE BORIS JONSON/ Një tren që vinte pas tyre u godit nga droni rus

ZGJEDHJET NË SUEDI/ Garë e fortë në shtetin nordik, e djathta ekstreme synon për herë të parë hyrjen në qeveri Botë

ZGJEDHJET NË SUEDI/ Garë e fortë në shtetin nordik, e djathta ekstreme synon për herë të parë hyrjen në qeveri

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT