• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SI TË BËHESH MILIONER NGA ZEROJA NË SHQIPËRI? Gazetarja: Shtëpia në Tiranë, më e shtrenjtë se në Londër
Home
Sociale

SI TË BËHESH MILIONER NGA ZEROJA NË SHQIPËRI? Gazetarja: Shtëpia në Tiranë, më e shtrenjtë se në Londër

29 January, 2021 Delo.autor Aktualitet, Sociale

Mbrëmjen e djeshme në emisionin “As pro, as kundër” në ABC u diskutua për skemat e pastrimit të parave që po bëhen në sektorin e ndërtimit në Tiranë nisur nga përgjimet e antimafias italiane që dolën në media pak ditë më parë.

Por pyetja që shtrohet është çfarë i ka sjellë paraja e pisët njerëzve të thjeshtë dhe ekonomisë?

“Vetëm na ka varfëruar. Një apartament sot në Tiranë është më i shtrenjtë se në Londër, duhet punuar më gjatë këtu se një emigrant në Londër për të blerë një shtëpi. Rriten çmimet, ka një paradoks” tha gazetarja Ornela Liperi.

Kryeredaktorja e revistës “Monitor” shpjegoi edhe skemën sesi nga zero mund të bëhesh milioner brenda pak viteve, por jo rastësisht.

“Unë kam parë vetëm shifrat, ndërtimet nuk financohen nga ekonomia formale po të shikojmë të gjithë treguesit, të gjitha nuk justifikojnë ndërtime që arrijnë në 1 miliard euro në vit, e them me kompetencë që po vijnë nga burime informale.

Mund të jap një listë të gjatë firmash që po ndërtojnë në Tiranë dhe nuk kanë asnjë lloj burimi.

Pse hyn paraja në ndërtim? Sepse ka një normë fitimi shumë të lartë, ka një fitim katërfish dhe ka një mungesë kontrolli.

Një person, nëse ke 30 mijë euro mund të fillosh të ndërtosh një pallat, thua unë e para bleva, kam shitur ajrin, dhe i kam marrë materialet e ndërtimit pa pagesë.

Dhe brenda 3 viteve 10-fishon të ardhurat kur nuk ke asgjë. Kjo është mënyra si nga zero të bëhesh milioner sot. Por nëse ke mbështetje, se për ndryshe do ta bënin të gjithë” tha ajo.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article COVID-19/ Një vaksinë e re kundër koronavitusit tregon mbi 89% efektivitet
Previous article PUBLIKON PAMJET E KRYEMADHIT PA MASKË/ Braçe: Boll me palaçot që bëjnë si trima me vírusin. Infektuan Divjakën

Delo.autor

Postime të ngjashme

NIS VITI I RI SHKOLLOR/ Rreth 25 mijë fëmijë ulen sot për herë të parë në bankat e shkollës Aktualitet

NIS VITI I RI SHKOLLOR/ Rreth 25 mijë fëmijë ulen sot për herë të parë në bankat e shkollës

DEBATE NË TAKIMIN E RAMËS NË BERAT/ Egla Ceno tregon përplasjen: Më tha të dilja jashtë! Aktualitet

DEBATE NË TAKIMIN E RAMËS NË BERAT/ Egla Ceno tregon përplasjen: Më tha të dilja jashtë!

"LUFTË" FENELINAVE TË ABUZUESVE/ Urdhri i ri për policët dhe zyrtarët që hiqen si të privilegjuar Aktualitet

"LUFTË" FENELINAVE TË ABUZUESVE/ Urdhri i ri për policët dhe zyrtarët që hiqen si të privilegjuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT