• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
COVID-19/ Ndërron jetë 72-vjeçari, shkon në 38 numri i viktimave në Kosovë
Home
Rajon

COVID-19/ Ndërron jetë 72-vjeçari, shkon në 38 numri i viktimave në Kosovë

23 June, 2020 F.autor Rajon

Klinika Infektive e Qendres Klinike dhe Universitare e Kosovës ka njoftuar se sot ka ndërruar jetë një 72-vjeçar nga komuna e Vushtrrisë, i cili ishte i infektuar COVID-19 dhe tashmë që prej fillimit të pandemisë janë regjistruar 38 viktima.

“Ju njoftojmë se sot me 23.06.2020 pacienti S.K. i lindur më 08.09.1948 me vendbanim në Fshatin Reznik-Vushtrri ka përfunduar me Exitus letalis në ora 10:30”, thuhet në njoftimin e Klinikës Infektive.

“Pacienti sillet në ambulancën e pranimit të Klinikes Infektive nga ana e familjarëve pa vetëdije dhe pa shenja jete. Reanimohet në ambulancën e pranimit, intubohet nga ana e Anesteziologut. Familjarët nuk japin të dhëna për faktorë rreziku. Pacienti i diagnostikur me COVID-19 në terren. Është marrë edhe një mostër post-mortem për SARS-CoV-2”, thuhet në njoftim, përcjell Telegrafi.

Mediat kosovare shkruajnë se vdekjen e qytetarit nga Vushtrria e ka konfirmuar edhe kryetari i kësaj komune, Xhafer Tahiri, i cili ka thënë se sot kanë humbur bashkëqytetarin e  katërt nga pandemia Covid 19.

“Shtabi Emergjent Komunal ka asistuar familjen e të ndjerit gjatë ceremonisë së varrimit e cila është kryer sot në ora 14:00h. I shprehë ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe miqve të ndjerit”,  ka shkruar Tahiri në Facebook.

Në klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, sot me 23.06.2020, janë të hospitalizuar 104 raste. Të sëmurë me Covid- 19 janë gjithsej 101 raste.

Prej tyre, 51 raste janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, 6 raste jane duke u trajtuar ne repartin e Mjekimit Intensiv, 5 prej tyre janë në gjendje kritike.

Sot nga klinika lirohen 2 raste te shëruara nga infeksioni me Covid-19 si dhe lirohet 1 rast pozitiv në gjendje stabile për vetizolim në shtëpi.

Duke marrë parasysh të dhënat e fundit, që prej shfaqjes së rasteve të para me koronavirus në Kosovë më 13 mars dhe deri më tani, janë regjistruar 2.216 raste me COVID-19, prej të cilëve 1069 janë shëruar ndërsa 38 kanë vdekur.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article A DO GUXONIT EDHE JU? Këto 5 femra të njohura shqiptare janë “fiksuar” me këtë model flokësh
Previous article HABIT deputeti Alimadhi: Në Kuvend ka të tjerë infektuar me Covid-19

F.autor

Postime të ngjashme

TURQIT DHE IZRAELITËT, BLERËSIT KRYESORË TË PRONAVE NË GREQI/ Shitjet në 2026 mbi 4 miliardē euro Rajon

TURQIT DHE IZRAELITËT, BLERËSIT KRYESORË TË PRONAVE NË GREQI/ Shitjet në 2026 mbi 4 miliardē euro

"DO TË LARGOHEM BRENDA PAK JAVËSH"/ Protestat e studentëve detyrojnë Presidentin Aleksandër Vuçiç të njoftojë dorëheqjen dhe zgjedhje të parakohshme Rajon

"DO TË LARGOHEM BRENDA PAK JAVËSH"/ Protestat e studentëve detyrojnë Presidentin Aleksandër Vuçiç të njoftojë dorëheqjen dhe zgjedhje të parakohshme

"PRESIDENT LUMIRI OSE UNË"/ Haziri tërheq deklaratën: Osmani, i vetmi emër nga LDK Rajon

"PRESIDENT LUMIRI OSE UNË"/ Haziri tërheq deklaratën: Osmani, i vetmi emër nga LDK

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT