Deputeti Adriatik Alimadhi ka thënë pasditen e sotme se në Kuvend ka deputetë të infektuar me koronavirus.
Në një intervistë në Report Tv, Alimadhi u shpreh se ai vetë e pagoi shtrenjtë infektimin, ndërsa tha se kolegë të tij në Kuvend dhe shumë shqiptarë të tjerë mund të jenë prekur por e kanë kaluar “ në këmbë”.
“Ditët e para i kalova në shtëpi pasi mendova se ishte grip, por pastaj fillova të rëndohesh dhe të kisha bllokim frymëmarrje dhe më çuan me urgjencë në spital. Nga urgjenca më pas u shtrova pasi rezultova me covid, mu bë tamponi e ma pas skaneri. Edhe sot ka njerëz që më ndalojnë dhe më pyesin, ore vërtet e kalove covid-in ti?” Besoj se ka pasur deputetë të tjerë me covid të prekur dhe një pjesë e mirë e shqiptarëve mund ta kenë kaluar në këmbë. Mendoj se ka pasur një statistikë më të madhe me numrin e të prekurve, por varet si të kap sëmundja, mua më kapi kështu dhe e pagova më shtrenjtë”, tha Alimadhi.