• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
COVID-19/ India regjistron rekord të viktimave me koronavirus brenda 24 orëve
Home
Nderkombetare

COVID-19/ India regjistron rekord të viktimave me koronavirus brenda 24 orëve

2 May, 2021 Delo.autor Botë, Nderkombetare

India ka regjistruar 3,689 viktima me koronavirus brenda 24 orëve, njëherësh shifrën më të lartë ditore të të vdekurve prej kur ka nisur pandemia.

Më 1 maj, India është bërë shteti i parë në botë që ka regjistruar mbi 400,000 të infektuar me këtë virus brenda një dite.

Kryeministri indian Narendra Modi është takuar të dielën me ministrin e Shëndetësisë për të analizuar krizën shëndetësore.

Spitalet në Indi janë duke u përballur me vështirësi pasi ka mungesë të shtretërve dhe oksigjenit mjekësor.

Nëpër rrjetet sociale janë publikuar për gati 10 ditë, materiale ku shihen familjarët duke lutur stafin shëndetësor për ndihmë, ndërkohë që krematoriumet janë të stërngarkuara.

Gati 10 shtete indiane dhe territore kanë vendosur ndonjë formë të izolimit, ndonëse qeveria federale vazhdon të mos marrë vendim për izolim kombëtar.

Muajin e kaluar kryeministri Modi ka thënë se duhet të shmanget çdo lloj i izolimit.

Qeveria federale shqetësohet se një izolim i dytë do të ketë ndikim shkatërrues në ekonomi.

Masa e parë e izolimit, e vendosur vitin e kaluar si pasojë e valës së parë të pandemisë, ka rezultuar me humbje të shumë vendeve të punës dhe rënie ekonomike në nivel rekord prej 24 për qind në periudhën prill-qershor 2020, në krahasim me periudhën e njëjtë të një viti më parë.

Në mesin e krizës, të dielën kanë nisur të numërohen votat për zgjedhjet e mbajtura në pesë shtete në muajt mars dhe prill.

Rezultati do të mund të shihet si shenjë se si ka prekur pandemia mbështetjen për Modin dhe partinë e tij hinduse BJP.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GRABITI ARGJENDARINË/ Merret masa e sigurisë për 17 vjeçarin. Pak ditë para ngjarjes, familjarët e tij denoncuan në polici për…
Previous article NUK MORI ASNJË MANDAT/ Patozi dorëhiqet nga drejtimi i Bindjes Demokratike: Kjo parti nuk është pronë e dikujt, do vijoj ta mbështesë

Delo.autor

Postime të ngjashme

DOSJET EPSTEIN TRONDISIN ITALINË/ Prokuroria e Romës hap hetim për dhunë seksuale dhe kërkon dokumentet sekrete nga SHBA Botë

DOSJET EPSTEIN TRONDISIN ITALINË/ Prokuroria e Romës hap hetim për dhunë seksuale dhe kërkon dokumentet sekrete nga SHBA

PRANI USHTARAKE NË GJIRIN PERSIK DERI NË VITIN 2027/ Pentagoni i jep kohë Trumpit për të peshuar opsionet ndaj Iranit Botë

PRANI USHTARAKE NË GJIRIN PERSIK DERI NË VITIN 2027/ Pentagoni i jep kohë Trumpit për të peshuar opsionet ndaj Iranit

BURHAM DHE MACRON TAKOHEN "DOWNING STREET"/ Bien dakord të shtojnë masat kundër emigracionit ilegal midis Francës dhe Anglisë Botë

BURHAM DHE MACRON TAKOHEN "DOWNING STREET"/ Bien dakord të shtojnë masat kundër emigracionit ilegal midis Francës dhe Anglisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT