Gjyqtarja Vjola Canaj e cila trajton veprat penale për të mitur, ka vendosur ta lërë në qeli të riun. Seanca gjyqësore është zhvilluar me dyer të mbyllura.
Në fillim të prillit rreth datës 7, sipas burimeve, familjarët kanë bërë denoncimin në polici pasi djali sipas tyre ka qenë i pleksur në shoqëri të keqe. Ata dyshonin se Martini 17-vjeç ishte pjesë e një grupi grabitësish kryesisht adoleshentë që drejtohen nga të tjerët.
Sipas Burimeve në policinë e Vlorës, familjarët e Kapllanajt pak ditë para ngjarjes kanë bërë denoncim në polici pasi i mituri ishte larguar prej ditësh nga shtëpia.
Mësohet se 17-vjeçari jetonte me shokët e tij në banesë në Vlorë ditë para ngjarjes.
Shkaku i cili e ka çuar drejtë krimit ka qenë shoqëria e keqe. Sipas burimeve mund të jenë dhe të rinj të tjerë pjesë e një grupi me Kapllanaj të cilët veprojnë me grabitje në qytet. Kapllanaj ka marrë arrest me burg këtë të diel për nenin 140, vjedhje me armë.
Ngjarja dhe dëshmia
Shitësja e argjendarisë, e cila u grabit nga një person i armatosur ka treguar tmerrin që përjetoi në pak minuta.
“Hyri vetë, mos lëvizni tha, asgjë tjetër, ika dola nuk pashë çfarë mori”, u shpreh shitësja e dyqanit.
Policia thotë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00 në bulevardin “Ismail Qemali” në argjendarinë në pronësi të shtetases E. H.
Dëshmitar i kësaj ngjarja ka qenë edhe gazetari Enrik Mehmeti, i cili ka filmuar të gjithë momentin. Autori Martin Kapllanaj ka qëlluar edhe me armë në ajër, duke terrorizuar qytetarët.
Njoftimi i policise


