Edi Rama: Me rëndësi të kihet parasysh se paralelisht do bëjmë cmos që të vijojmë të mbajmë të paprekur cmimiin e energjisë elektrike për familjarët dhe biznesin e vogël.
E kam thënë dhe përsëris, koha do e tregojë nëse kjo kurajo do shpërblehet me sukses, për shkak të mbajtjes nën kontroll me subvencion të diferencës, inflacioni është pak më pak i rëndë dhe i dhëmbshëm se në vendet e tjera të rajonit.
Si e keni parë kudo vendet janë futur në trajektoren e rritjes së cmimeve dhe kufizimeve Ne duam as ta rrisimi cmimin as te kemi kufizime.
Dimri është sfidë e madhe, por hap pas hapi do shohim si do veprojmë duke qëndruar deri në fund parimit që mos prekim cmimin e energjisë për familjarët dhe biznesin.
Do shohim dhe dinanimëk e konsumit, të kursimit më saktë dhe për këtë dua tu bëj thirrje të gjithëve që të hyjmë bashkë në mendësinë e kësaj situate për të kursyer.
Jo thjesht që paguajmë më pak nga buxheti i familjes apo institucioneve, por kemi më shumë energji.
Se pikëpyetja më e madhe nuk është sa do shkojë cmimi por a do ketë energji.