Moti i keq dhe reshjet e dendura të cilat kanë filluar që natën e kaluar kanë përfshirë të gjithë rajonin tonë duke shkaktuar përmbytje të mëdha. Situata paraqitet alarmante në të gjithë vendin.
- Një elektriçist në qytetin e Fierit ka humbur jetën si pasojë e motit të keq. Shumë persona të tjerë janë plagosur në aksidentet rrugore të shkaktuara nga rreshjet e dendura.
- Nga burime mediatike të sigurta është njoftuar edhe lidhur me plagosjen e tre punonjësve të OSHEE-së në nënstacionin elektrikt të qytetit të Shkodrës.
- Ne Shkodër Forcat e FNSH të qytetit dhe strukturat vendore të Policisë kane ndërhyre dhe kanë shpetuar 2 persona të cilet po rrezikoheshin nga dalja e lumit Kir në fshatin Bardhaj.
- Të paktën 10 familje në Gjirokastër dhe më shumë se 20 persona në Kamzë janë evakuar pasi uji ka depërtuar në banesat e tyre dhe rrezikoheshin nga përmbytja.
- Reshjet e dendura të shiut gjithashtu kanë përmbytur nënstacionin e Kasharit duke sjellë ndërprerjen e energjisë elektrike.
Nga stakimi janë pa energji elektrike Kamza, Lapraka dhe Kombinati. - Në Vlorë disa njësi të Bashkisë së Selenicës, në Sevaster, Brat, dhe një pjesë e Vllahinës, mungon energjia elektrike që mbrëmjen e të mërkurës. Gjithashtu, ka rrëshqitje dherash në disa rrugë që lidhin fshatrat, ndërsa aksi Velçë-Selenicë është i bllokuar.
- Deri tani situata është përballuar nga mjetet e bashkisë, por nëse reshjet vazhdojnë të jenë të dendura, siç janë parashikimet, situata rrezikon të bëhet e papërballueshme
- Situata është paraqitur e vështirë edhe në auostradën Tiranë-Durrës ku moti i keq ka bërë që në terren të shkojnë edhe Forcat e Armatosura. Tre motorrpompa të komandës mbështetëse mbërritën në afersi të kthesës se Rinasit për të larguar ujin..
- Ndërkohë që autostrada vijon që të jetë e bllokuar prej orës 18:00 të pasdites së sotme. Për të zhbllokuar situatën ka ndërhyrë edhe ushtria.
Rruga e bllokuar është afërsisht 1 Km, ndërsa niveli i ujit vijon që të rritet nga reshjet që vazhdojnë që të bien. Policia e Shtetit njofton se ne hyrje te autostrades Tirane -Durres, nga Qafa e Kasharit deri tek Shqiponja eshte e bllokuar. - Për situatën në vazhdim ka folur Drejtori i përgjithshëm i Emergjencave Civile, Shemsi Premçi I cili ka thënë:
Shërbimet meteorologjike vendase dhe të huaja kanë dhënë informacion të detajuar mbi situatën e pritshme, kryesisht për zonën jug-perëndimore. Në vijim të natës së sotme dhe datës 1 dhjetor do të ketë mbi 110 milimetra reshje nga 35 mm që kanë qenë në 24 orët e kaluara. - Klodian Zaimi, parashikues i përmbytjeve në Institutin e Gjeoshkencave paralajmëron se nesër në mesditë parashikohet që Vjosa të dalë nga shtrati duke sjellë përmbytje. “Deri tani kemi pasur reshje shumë intensive që kanë ardhur nga veriu i vendit në pjesë malore dhe kanë zbritur drejt qendrës dhe po shkojnë drejt pjesës jugore. Në pjesën qendrore do të ketë intensitet gjatë natës, por do të qëndrojnë më gjatë në jug. Nesër intensitet të lartë të reshjeve në jug, do të shoqërohen me përmbytje të mundshme, kanë potencial për pasoja.”
Përgatiti: Alpenews.al