• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Kush janë personazhet VIP që dje ishin armiq, por sot bashkëpunojnë me njëri-tjetrin
Home
Kulturë
Muzikë

Kush janë personazhet VIP që dje ishin armiq, por sot bashkëpunojnë me njëri-tjetrin

30 November, 2017 g.autor Gossip, Kulturë, Lifestyle, Muzikë, Showbiz

Në botën e showbizit gjithmonë ndodhin gjëra të papritura. Shumë fytyra të njohura publike që në fillim të karrierës së tyre përveç famës janë komentuar edhe për konfliktet që kanë pasur e që kanë edhe në ditët e sotme me kolegët të tyre.

Pjesa më e madhe e armiqësive, kanë ardhur për shkak të konkurrencës jo vetëm në muzikë, por në disa raste edhe për shkak të jetës private. Këto histori gjithmonë kanë vëmendje maksimale.

Sigurisht të gjithë e mbani mend kohën kur dy këngëtaret e njohura të skenës Adelina Ismajli e Leonora Jakupi kishin pasur një konflikt të ashpër me njëra-tjetrën. Madje ky rast është ndoshta nga “sherret” e para të yjeve të estradës. Zënka e dy këngëtarëve edhe në ditët e sotme mbetet e pasqaruar për fansat e tyre.

Por, ky nuk është rasti i vetëm. Që në fillim të karrierës së tyre ato u shfaqën së bashku. Ishin familjare e shumë të afërta me njëra-tjetrën. Përveç kësaj ato kanë pasur edhe bashkëpunime të shumta që u pëlqyen shumë nga publiku. Bëhet fjalë për dy artistet e muzikës popullore Shyhrete Behluli e Shkurte Fejza të cilat nuk flasin më me njëra-tjetrën.

Shoqe shumë të mira që edhe sollën bashkëpunime ishin edhe këngëtarja e njohur Altuna Sejdi (Tuna) dhe Dafina Zeqiri. Për një periudhë të shkurtër të dy këngëtaret kishin prishur raportet me njëra-tjetrën. Ndonëse, kohëve të fundit rrjetet sociale ato shihen duke komentuar tek profilet e njëra tjetrës. Kjo lë të kuptojmë se i kanë rregulluar raportet.

Inatet e konfliktet nuk ndodhin vetëm te këngëtarët e showbiz-it. Dikur dy reperët e njohur Ledri Vula e Noizy ishin armiq të përbetuar, ku nuk munguan as sharjet e ofendimet ndaj njëri-tjetrit.

Mrekullitë ndodhin. Dyshja e famshme ka kohë që kanë lënë anash konfliktet e tyre dhe tashmë janë bërë dy miq të mirë. Madje vetëm pak ditë më parë Ledri e Noizy publikuan edhe projektin e shumëpërfolur “Dje&Sot”.

Për dallim nga Ledri, anëtari i “Babastars” Cozman dhe Albert Krasniqi ende vazhdojnë të jenë në konflikt me Noizyn. Madje kohë më parë ata u përshinë në një konflikt me armë zjarri ku ky i fundit mbeti i plagosur. / express

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MOTI/ Keni situatë emergjente, telefononi falas këto numra sipas qarqeve
Previous article ÇMENDET MOTI/ Bilanci i orëve të "APOKALIPSIT" në Shqipëri. Të gjitha dëmet e deritanishme

g.autor

Postime të ngjashme

"SA TURP"/ Protestat për Zvërnecin, rrjeti shpërthen kundër Borës dhe Donaldit: Pse heshtni? Gossip

"SA TURP"/ Protestat për Zvërnecin, rrjeti shpërthen kundër Borës dhe Donaldit: Pse heshtni?

"KU ËSHTË NDRYSHIMI MES RRJOLLIT DHE ZVËRNECIT"/ Reagimi i Luiz Ejllit ngre pyetjen që Shqipëria po shmang Gossip

"KU ËSHTË NDRYSHIMI MES RRJOLLIT DHE ZVËRNECIT"/ Reagimi i Luiz Ejllit ngre pyetjen që Shqipëria po shmang

CEREMONIA E CELIBRIMIT PRIVAT NË LONDËR/ Dua Lipa reagon për herë të parë në rrjete sociale Gossip

CEREMONIA E CELIBRIMIT PRIVAT NË LONDËR/ Dua Lipa reagon për herë të parë në rrjete sociale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT