• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ÇFARË PO NDODH? SHBA-ja dhe Filipinet nisi stërvitje ushtarake një ditë pasi Kina rrethoi Tajvanin
Home
Nderkombetare

ÇFARË PO NDODH? SHBA-ja dhe Filipinet nisi stërvitje ushtarake një ditë pasi Kina rrethoi Tajvanin

15 October, 2024 s.autor Botë, Nderkombetare

Mijëra pjesëtarë të marinës amerikane dhe të Filipineve kanë nisur stërvitjet e tyre të përbashkëta dhjetëditore në veri dhe perëndim të Filipineve, një ditë pasi Kina kreu ushtrime të mëdha ushtarake përreth Tajvanit.

Stërvitjet vjetore, të quajtura “Helmi”, fokusohen në mbrojtjen e vijës veriore bregdetare të Filipineve në ishullin e Luzonit, që gjendet rreth 800 kilometra nga ishulli vetëqeverisës i Tajvanit.

Pekini e konsideron Tajvanin pjesë të territorit të tij dhe nuk e ka përjashtuar mundësinë e forcës për marrjen e kontrollit të ishullit. Kina tha se stërvitjet e së hënës ishin “paralajmërim i ashpër” për forcat “separatiste” në ishull. Gjatë stërvitjeve, ushtria kineze rrethoi Tajvanin.

Stërvitjet e përbashkëta ushtarake mes Shteteve të Bashkuara dhe Filipineve po mbahen pas një seri të konfrontimeve mes Kinës dhe Filipineve lidhur me shkëmbinjtë nënujorë dhe ujërat në Detin e Kinës Jugore, që Pekini pretendon se i përkasin atij.

Komandanti i marinës së Filipineve, gjeneralmajor Arturo Rojas, tha gjatë ceremonisë hapëse të stërvitjeve, se stërvitjet “nuk kanë të bëjnë asgjë me atë që po ndodh në rajon”.

Stërvitjet do të përqendrohen në ushtrimet në veri të brigjeve të Luzonit, ndërkaq aktivitetet e tjera do të kryhen në ishujt e vegjël filipinas që gjenden mes Luzonit dhe Tajvanit.

“Ne nuk po stërvitemi që t’i bashkohemi luftës [për Tajvanin]”, tha Rojas.

Ndërkaq, përfaqësuesi i marinës amerikane, koloneli Stuart Glenn, tha se stërvitjet synojnë të ndihmojnë SHBA-në dhe aleatët e saj që të përgjigjen “ndaj çdo krize”.

Po ashtu, ishulli Palavan, që gjendet afër Detit të kontestuar të Kinës Jugore, po ashtu do të jetë vend ku do të mbahen stërvitje.

Në këto stërvitje po marrim pjesë edhe pjesëtarë të marinave të Australisë, Britanisë, Japonisë dhe Koresë së Jugut.

Më 11 tetor, Qeveria filipineze njoftoi se një prej anijeve të patrullës civile kishte pësuar një dëm të vogël më 11 tetor, pasi qëllimshëm ishte shtyrë nga një anije e marinës kineze.

Incidenti ndodhi rreth 9.3 kilometra nga ishulli Titu i Filipineve, por ekuipazhi i anijes së Filipineve nuk ishte lënduar gjatë këtij incidenti dhe kishte vazhduar patrullimin.

Për vite të tëra, Kina ka tentuar të zgjerojë praninë e saj në zonat e Detit të kontestuar Jugor. Në muajt e fundit, Kina po ashtu ka dislokuar anije të rojeve bregdetare dhe të ushtrisë në këtë det./REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RËNDË/ Gardisti qëlloi veten në banesë me armën e shërbimit, policia jep detajet e para
Previous article PEZULLIMI DËNIMIT ME BURG/ Gjykata e Lartë shqyrton sot kërkesën e Ervin Salianjit

s.autor

Postime të ngjashme

LUFTA SHBA-IRAN/ Trump po vë ‘bast’ te presioni ekonomik, Teherani te lodhja e presidentit amerikan Botë

LUFTA SHBA-IRAN/ Trump po vë ‘bast’ te presioni ekonomik, Teherani te lodhja e presidentit amerikan

TAJFUNI “DOLPHIN” GODET KINËN/ Evakuohen mbi 1 milion persona, anulohen 1,400 fluturime Botë

TAJFUNI “DOLPHIN” GODET KINËN/ Evakuohen mbi 1 milion persona, anulohen 1,400 fluturime

E BUJSHME NGA “WSJ”: Trump braktis marrëveshjen bërthamore me Iranin, për të hapur ngushticën e Hormuzit! Ja shkaqet e tërheqjes Botë

E BUJSHME NGA “WSJ”: Trump braktis marrëveshjen bërthamore me Iranin, për të hapur ngushticën e Hormuzit! Ja shkaqet e tërheqjes

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT