• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Çështja e zgjedhjes së Kryeprokurorit të ri/ PD po shkon drejt Gjykatës Kushtetuese
Home
Shqipëri

Çështja e zgjedhjes së Kryeprokurorit të ri/ PD po shkon drejt Gjykatës Kushtetuese

9 December, 2017 Redaktor1 Politikë, Shqipëri

Mandati i Prokurorit të Përgjithshëm ka përfunduar, kur nga Vettingu i prokurorëve nuk ka emra që kanë kaluar testin. Maxhoranca është për zgjedhje e një Prokurori të Përgjithshëm të Përkohshëm, ozita kundërshton.

Adriatik Llalla, Prokurori i Përgjithshëm i Shqipërisë pas mbarimit të mandatit të tij 5 vjeҫar ka dy ditë që vazhdon të jetë në detyrë. Brenda një muaji në zyrën e tij do të ulet pasuesi i tij, i zgjedhur me votat e Parlamentit. Por ai do të jetë vetëm i përkohshëm. Këtë status kalimtar të kreut të Prokurorisë së Përgjithshme e kushtëzon vonesa në kryerjen e reformës në drejtësi dhe tejkalimi i afateve, të parashikuara në ndryshimet kushtetuese të verës 2016, për ngritjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Ky institucion, që sipas Kushtetutës ka kopetencën për të emëruar Prokurorin e Përgjithshëm, nuk është ngritur ende edhe pse afatet ligjore për ngritjen e tij janë shkelur. Kësaj mungese institucionale i shtohet edhe mungesa e rezultateve të vettingut për prokurorët: vettingu ndaj tyre ka filluar, por ende nuk ka emra që kanë kaluar me sukses testin.

Për të dalë nga kjo situatë, maxhoranca socialiste i është drejtuar dispozitave kalimtare në ligjin  “për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë” ku flitet për caktimin nga Parlamenti të një Prokurori të Përgjithshëm të Përkohshëm. Parlamenti hapi të enjten (7.12) procedurën duke ftuar të aplikojnë brenda 5 ditësh prokurorët që përmbushin kriteret e përcaktuara ligjore. Burime zyrtare nga Komisioni Parlamentar i Ligjeve pohuan për DW, se Prokurori i Përgjithshëm i Përkohshëm do të jetë në këtë detyrë derisa të ngrihet Këshilli i Lartë i Prokurorisë, që do të emërojë Prokurorin e Përgjithshëm me mandat shtatë vjeҫar.

Bashkimi Europian, SHBA dhe opozita

Caktimi nga Parlamenti i një Prokurori të Përgjithshëm të Përkohshëm mbështetet nga BE dhe SHBA. EURALIUS, Misioni i BE-së, që asiston kryerjen në Shqipëri të Reformës në Drejtësi dhe OPDAT ( Office of Overseas Prosecutorial Development Assistance and Training) nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA dhanë opinione ligjore në favor të kësaj zgjidhjeje. Delegacioni i BE dhe ambasadori i SHBA në Tiranë, Donald Lu publikuan (7.12)deklarata zyrtare në mbështetje të opinionit ligjor të dy misioneve të sipërpërmendura dhe nxitën Parlamentin të fillojë procedurat në zbatim të ligjit të Prokurorisë. Sipas këtij ligji parlamenti e cakton Prokurorin e Përgjithshëm të Përkohshëm me 36 vota nga votat e 140 deputetëve që ka Parlamenti.

Opozita e kundërshton dhe e quan anti-kushtetues caktimin e një Prokuroriu të Përgjithshëm të Përkohshëm. Opozita kërkon që ose mandati i kryeprokurorit Adriatik Llalla të zgjatet edhe dy vjet, ose pasuesi i tij të zgjidhet kur të formohet Këshilli i  lartë i Prokurorisë dhe kur të dalin rezultatet e vettingut me emrat e prokurorëve që kalojnë testin. Me këtë qëndrim kryetari i opozitës, Lulzim Basha, refuzoi propozimin e kryemnistrit Rama që të zgjedhin së bashku, me konsensus, një Prokuror të Përgjithshëm të Përkohshëm. Fillimi i procedurave për caktimin e një Prokurori të  tillë sipas opozitës përbën “një provë të qartë të vullnetit të saj të hershëm për kapjen politike të organeve të drejtësisë, përfshirë edhe prokurorinë”, tha Basha.

Si zhvillim i pritshëm në këtë kundërshti mes palëve mund të jetë adresimi i opozitës në  Gjykatën Kushtetuese lidhur me fillimin nga maxhoranca socialiste  të procedurave për caktimin e një Prokurori të Përgjithshëm të Përkohshëm.

Daljen e situatës nga ngërҫi e sjell ngritja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe progresi në kryerjen e vettingut për prokurorët. Drejtorja e Njësisë Ndërkombëtare të Monitorimit të Vettingut, Genoveva Ruiz Calavera tha për DW, se “të gjithë prokurorët e Shqipërisë duke përfshirë edhe Prokurorin e Përgjithshëm do të kalojnë në skanerin e vettingut.”

DW

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Femrat me të pasmet përfekte por që i krijuan brenda natës (Foto)
Previous article SPECIALE/ Arben Ndoka, të gjitha të vërtetat dhe legjendat e krimeve që rrethojnë ish deputetin e PS

Redaktor1

Postime të ngjashme

A ËSHTË HEQUR NON GRATA? Departamenti i Shtetit pranon se ka aplikuar përjashtime për vizë në rastin e Berishës Politikë

A ËSHTË HEQUR NON GRATA? Departamenti i Shtetit pranon se ka aplikuar përjashtime për vizë në rastin e Berishës

DITA E 12 E PROTESTËS/ Rama ironizon me foto të realizuar me IA: Të raftë zilja në pikë t’zhegut Politikë

DITA E 12 E PROTESTËS/ Rama ironizon me foto të realizuar me IA: Të raftë zilja në pikë t’zhegut

NGJARJA E MALIQIT/ Lamallari përgjigjet në Kuvend: Hetim i plotë për vrasjen e efektivit Mekolli Politikë

NGJARJA E MALIQIT/ Lamallari përgjigjet në Kuvend: Hetim i plotë për vrasjen e efektivit Mekolli

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT