• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ÇËSHTJA E EMRIT/ Këtë javë takim i ri mes Dimitrovit dhe Kociasit
Home
Rajon

ÇËSHTJA E EMRIT/ Këtë javë takim i ri mes Dimitrovit dhe Kociasit

30 April, 2018 Redaktor2 Rajon

Përveç ndryshimeve Kushtetuese të nevojshme për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian kryeministri Zoran Zaev është i gatshëm t’i ofrojë edhe garanci të tjera palës greke në mënyrë që të zgjidhet përfundimisht çështja e emrit. Zaev nuk precizoi se për çfarë garancish bëhet fjalë por tha se kërkon mënyra kreative për kapërcimin e problemit. Kreu i ekzekutivit shtoi se marrëveshja e mundshme do të arrihej vetëm nëse institucionet e vendeve respektive do ta miratonin atë.

“Maqedonia gjithsesi se duhet ta hapë Kushtetutën përpara se të anëtarësohet në BE, ashtu siç vepron çdo shtet anëtar përpara se të hyjë në BE pra një pjesë të sovranitet ia kalon Unionit. Nëse bëhet fjalë për garanci shtesë apo diçka që është e rëndësishme për qytetarët e Greqisë, të cilët janë palë, atëherë do të mund të merret parasysh edhe një mundësi e tillë. Unë jam njeri që i kërkon të gjitha mënyrat kreative për gjetjen e zgjidhjes, duke ditur se zgjidhja mund të arrihet nëse institucionet në Greqi dhe institucionet në Maqedoni votojnë për atë zgjidhje”, tha Zoran Zaev.

Ndërsa të enjten dhe të premten pritet takim i ri mes ministrave të Jashtëm Nikolla Dimitrov dhe Nikos Kocias në Selanik, Bashkimi Evropian kujton urgjencën për zgjidhjen e çështjes së emrit. Zëdhënësja e Komisionit Evropian Maja Kocijançiç theksoi se tani është koha e duhur që palët të gjejnë zgjidhje finale për kontestin shumëvjeçar mes Shkupit dhe Athinës.

“Tani është momenti i duhur dhe ne besojmë se duhet të shfrytëzohet por gjithashtu besojmë se negociatat duhet të ruhen në mënyrë që të mund të japin rezultat…Ne besojmë se tani është momenti por prapëseprapë negociatorët me ndërmjetësim të OKB-së duhet ta çojnë procesin përpara, natyrisht edhe me mbështetje të BE-së” – deklaroi Maja Kocijançiq, Zëdhënëse e KE-së.

Takimi i ri mes negociatorëve Dimitrov dhe Kocias pritet të zhvillohet në kushte kur janë ulur tonet e optimizmit për gjetjen e zgjidhjes se emrit deri në qershor respektivisht përpara Samitit të Këshillit Evropian. Madje mediat greke shkruajnë se të dyja palët kanë filluar të mendojnë tashmë jo vetëm për skenarët pozitivë por edhe për hedhjen e fajit te pala tjetër në rast të dështimit të bisedimeve./ALSAT-M

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article A e keni pyetur veten se përse dietat nuk funskionojnë me mua? Ja çfarë të bëni
Previous article “Çmendet” moti në Francë, pas të nxehtit e plazhit vendi mbërthehet nga i ftohti

Redaktor2

Postime të ngjashme

TURQIT DHE IZRAELITËT, BLERËSIT KRYESORË TË PRONAVE NË GREQI/ Shitjet në 2026 mbi 4 miliardē euro Rajon

TURQIT DHE IZRAELITËT, BLERËSIT KRYESORË TË PRONAVE NË GREQI/ Shitjet në 2026 mbi 4 miliardē euro

"DO TË LARGOHEM BRENDA PAK JAVËSH"/ Protestat e studentëve detyrojnë Presidentin Aleksandër Vuçiç të njoftojë dorëheqjen dhe zgjedhje të parakohshme Rajon

"DO TË LARGOHEM BRENDA PAK JAVËSH"/ Protestat e studentëve detyrojnë Presidentin Aleksandër Vuçiç të njoftojë dorëheqjen dhe zgjedhje të parakohshme

"PRESIDENT LUMIRI OSE UNË"/ Haziri tërheq deklaratën: Osmani, i vetmi emër nga LDK Rajon

"PRESIDENT LUMIRI OSE UNË"/ Haziri tërheq deklaratën: Osmani, i vetmi emër nga LDK

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT