• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
AFERA “ÇEZ” DHE DËSHMIA në Prokurori/ Ish ministri Genc Ruli: Historia është NDRYSHE. Privatizimi i…
Home
Shqipëri

AFERA “ÇEZ” DHE DËSHMIA në Prokurori/ Ish ministri Genc Ruli: Historia është NDRYSHE. Privatizimi i…

13 February, 2018 F.autor Breaking News, Politikë, Shqipëri

Ish-ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Genc Ruli, ka folur sot mbi hetimet për privatizimin e CEZ dhe dëshminë e tij në Prokurori. Në emisionin “Studio e hapur” me Eni Vasilin në “News24”, Ruli tha se procesi i nisur së fundmi për këtë çështje i iniciuar politikisht.

 

Kujtojmë se disa ditë më parë, Ruli u paraqit në Prokurorinë e Tiranës, për të dhënë shpjegime për aferën CEZ.

Në studion e “News24”, Ruli do të flasë edhe për reformën në drejtësi, si dhe raportin me Bashën e Berishën.

Sa i takon çështjes CEZ, kujtojmë se dosja u mbajt për afro dy vite në duar nga prokuroria e Tiranës dhe në përfundim firmosi për pushimin e çështjes.

Pak javë më parë, gjykata vendosi ta shfuqizojë vendimin e organit të akuzës dhe ta kthejë sërish çështjen për hetim, duke lënë detyra konkrete për grupin hetimor.

Në këtë kuadër, krahas marrjes së dëshmisë së Shkëlzen Berishës, djalit të ish-kryeministrit Berisha, prokurorët e panë të nevojshme të thërrasin për sqarime edhe ish-ministrin Ruli, emri i të cilit u përmend nga dëshmitari Romeo Kara.

Veprimet hetimore për këtë çështje, po zhvillohen në sekret të plotë dhe larg vëmendjes së medias, e kjo duket nga fakti se prokuroria po shfrytëzon orët e vona të mbrëmjeve, me shpresën për të hedhur dritë mbi aferën korruptive.

INTERVISTA

Për çështjen e CEZ, prokuroria ka thirrur edhe ish-ministrin Ruli. Mund të na thoni ndonjë detaj çfarë thatë atje?
Në parimin e drejtësisë që bëhet nuk më lejohet të flas detaje më tepër. Por mund të them se i përmbahem argumentit tim në lidhej me këtë çështje. Nëse ka një çështje CEZ që çohet në formë akuze, duhet të kemi parasysh kronikën , nuk është një reagim i partisë Socialiste që për faktin se konstaton gabime bën detyrën dhe denoncon rastin. Por KLSH e cilëson këtë një dëm të madh financiar, apo edhe se nuk janë mbrojtur interesat e shtetit. Por ata e rritën borxhin shumë herë më shumë, me pretendimin se trashëguan borxhe. KLSH pas hetimin ngre këtë akuzë, pas disa ditësh ke një kundërgoditje, ku Ministria e Industrisë dhe Energjetikës akuzon se privatizimi i CEZ ka qenë i keq, jo mbyllja. Të dyja çështjet u kaluan nga Prokuroria në Gjykatën e Lartë, e cila për secilin rast mori vendimin që për të dyja rastet nuk shihte vepra penale. Pastaj ka një rihapje që bëhet, për të hetuar si u mbyll marrëveshja, Komisioni Spaho, dhe më pas ngrihet një tjetër çështje për CEZ, nga Komisioni Balla. Dhe u kërkua të hetohen disa persona, unë nuk isha në listën e këtyre personave, por Prokuroria për historikun e gjithë kësaj historie e pa të arsyeshme që unë të jepja dëshminë time. Pretendohet se privatizimi i CEZ u bë nën influenca favorizuese nga disa ndërmjetës. Por historia është krejt ndryshe. Privatizimi i CEZ është tepër i suksesshëm i cilësuar i tillë edhe nga tre institucionet që nga shoqëruar gjatë gjithë procesit.

Qëndrojmë tek dëshmia juaj, dhe më pas ndalemi tek çështja CEZ…
Unë kam një vlerë të veçantë kur dëshmoj për këto fakte. Pasi është një procedurë që ka zgjatur dy vite e gjysmë. DI si është realizuar dhe konkluduar, apo kush kanë qenë aktorët.

Ka të reja në dëshminë tuaj?
Nuk ka të reja, të njëjtat gjëra kam dëshmuar. Tek një hetim nuk mund të kesh paragjykim, të thuash besoj apo jo. Është një proces i iniciuar politikisht.

A është proces politik apo vetëm i iniciuar politikisht?
Është herët për ta thënë këtë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Gjashtë të famshmit shqiptarë që u përndoqën nga fansat “hap pas hapi” dhe përjetuan TMERR (FOTO)
Previous article Schulz ZYRTARISHT Ministër i Jashtëm në qeverinë 'MERKEL'. Largohet nga posti i kryetarit të SPD

F.autor

Postime të ngjashme

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së Breaking News

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së

VIDEOLAJM/ Përplasje para Kuvendit, protestuesit rrethojnë deputetin e PS Ardit Bido Aktualitet

VIDEOLAJM/ Përplasje para Kuvendit, protestuesit rrethojnë deputetin e PS Ardit Bido

MIRATOHET AMNISTIA PENALE/ Lamallari: Një lajm i shumëpritur për familjet shqiptare, përqafojmë mendësinë dhe vlerat evropiane Politikë

MIRATOHET AMNISTIA PENALE/ Lamallari: Një lajm i shumëpritur për familjet shqiptare, përqafojmë mendësinë dhe vlerat evropiane

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT