Kjo që shihni ne foton kryesore eshte Eni Llalla, vajza e ish Kryeprokurorit te Shqiperise, z. Adriatik Llalla. Eshte 19 vjeçe. Emri i saj ka shkuar pertej atlantikut deri ne Uashington, dhe eshte lexuar dje ne nje dokument qe mban firmen e Sekretarit Amerikan te Shtetit, Rex Tillerson.
“Zeri i Amerikes” ne shkrimin me titull “Adriatik Llallës dhe familjes së tij i ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara” thuhet se: “Përveç zotit Llalla, Sekretari Tillerson ka miratur ndalimin e hyrjes në Amerikë edhe të bashkëshortes së tij Ardjana Llalla, të vajzës Eni Llalla dhe një fëmije tjetër të tij, që nuk ka shtetësinë amerikane.”
Eni prej disa kohesh e ndan jeten e saj mes Gjermanise dhe Shqiperise, mes shkolles dhe Bllokut ne Tirane.
Vetem tre nga elementet e veshjeve te saj kushtojne 4 000 euro.
Çanta qe shihni mbi tavoline (FOTO POSHTE) eshte e firmes “Celine” dhe kushton as me pak e as me shume por 2 450 euro. Ose sa paga vjetore e bashkeshortes se ish Kryeprokurorit.
Ndersa xhaketa qe ajo mban veshur eshte e firmes “Moschino” dhe kushton 817 euro, ose sa paga mujore e ish Kryeprokurorit.
Atletet qe mban veshur, jane te firmes “Balenciaga” dhe kushtojne 445 euro, ose sa paga mujore e bashkeshortes se ish Kryeprokurorit.
Ketu nuk po llogarsimin çmimin e ores, syzeve dhe aksesoreve te tjere, e as celularet iPhone. Por, me nje perllogaritje te rrumbullakosur, vetem kjo e ulur e vajzes se Adriatik Llalles kushton rreth 10 mije euro.
Ky eshte vetem fillimi.
Vijon…
Alpenews.al