• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Bundesliga
  • Eredivisie
  • La Liga
  • Ligue 1
  • Premier League
  • Seria A
  • Seria A
Garon Suela Mëhilli, ja në çfarë vendi renditet skiatorja shqiptare në Lojërat Olimpike Dimërore
Home
Futboll

Garon Suela Mëhilli, ja në çfarë vendi renditet skiatorja shqiptare në Lojërat Olimpike Dimërore

15 February, 2018 Q.Autor Futboll, Sport

Suela Mëhilli u rendit në vendin e 53-të në garën e slalomit gjigant në Lojërat Olimpike Dimërore “PyeongChang 2018”.

Skiatorja shqiptare realizoi me sukses raundin e parë, duke u pozicionuar në vendin e 60-të mes 81 pjesëmarrëseve, me kohën 1 minutë 24 sekonda e 67 të qindtat.

Kjo paraqitje i lejoi 24-vjeçares nga Vlora që të vijonte konkurrimin në raundin e dytë, në të cilën Suela Mëhilli arriti të fitonte 7 vende në krahasim me paraqitjen e mëparshme, duke e mbyllur garën në vendin e 53-të në renditjen e përgjithshme.

Skiatorja shqiptare ishte afro tre sekonda më e shpejtë se në raundin e parë. Me kohën e përgjithshme 2 minuta, 46 sekonda e 57 të qindtat në të dyja provat, distanca nga amerikania Mikaela Shiffrin, që ishte edhe fituese e medaljes së artë, ishte mbi 26 sekonda.

Edhe pse larg betejës për zonën e lartë të renditjes, paraqitja e flamurmbajtëses kuqezi ishte për t’u vlerësuar, pasi Mëhilli arriti që të linte pas vetes afro 30 pjesëmarrëse në garën e slalomit gjigant.

Rezultati në Lojërat Olimpike Dimërore të Pyeongchangut, është më i mirë sesa ai që skiatorja shqiptare regjistroi në Sochi 2014, garë në të cilën ishte renditur në vendin e 60-të.

Këtë të premte, Suela Mëhilli do të konkurrojë edhe në slalom, disiplinë e cila ishte parashikuar të zhvillohej më datën 14 shkurt, por u shty për shkak të kushteve të rënda atmosferike dhe erërave të forta, që e bënin të pamundur zhvillimin normal të garës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ÇESHTJA ADRIATIK LLALLA/ Kjo është Eni Llalla, vajza e ish Kryeprokrurorit. Një veshje 10 000 euro (FOTOT)
Previous article Ja formacioni që Milani luan sot

Q.Autor

Postime të ngjashme

BOTËRORI 2027 PËR VAJZA/ Trajneri Grima: Duam ta mbyllim me fitore këtë rrugëtim, vajzat e meritojnë Futboll

BOTËRORI 2027 PËR VAJZA/ Trajneri Grima: Duam ta mbyllim me fitore këtë rrugëtim, vajzat e meritojnë

NEYMAR HUMBET PËRFUNDIMISHT BOTËRORIN? Brazili publikon njoftimin më të rëndësishëm Futboll

NEYMAR HUMBET PËRFUNDIMISHT BOTËRORIN? Brazili publikon njoftimin më të rëndësishëm

I PAVENDOSUR PËR MË TË MIRËN/ Kilian Mbape: Kam dëshirë të luaj kundër Kristianos ose Nejmarit Futboll

I PAVENDOSUR PËR MË TË MIRËN/ Kilian Mbape: Kam dëshirë të luaj kundër Kristianos ose Nejmarit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT