• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
CEREMONIA E 100-VJETORIT TË TIRANËS NË SHIJAK/ Veliaj: Vëmendja jonë te arsimimi dhe punësimi i të rinjve
Home
Sociale

CEREMONIA E 100-VJETORIT TË TIRANËS NË SHIJAK/ Veliaj: Vëmendja jonë te arsimimi dhe punësimi i të rinjve

7 February, 2020 k.autor Aktualitet, Sociale

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ishte sot në Shijak, ku vijoi turin e qyteteve për ceremoninë e 100-vjetorit të shpalljes së Tiranës Kryeqytet.

Sipas deklaratës për shtyp, kryebashkiaku tha se në nisjen e shekullit të dytë për Tiranën, na duhet më shumë bashkëpunim me njëri-tjetrin, për të çuar përpara projektet zhvilluese.

“Po të duhemi më shumë dhe të urrehemi më pak, po të punojmë më shumë dhe të pengojmë më pak, po të përqafohemi më shumë dhe të hedhim më pak thika pas shpine, kjo do të ishte mrekullia për qytetin tonë. Jemi populli dhe kryeqyteti më i ri sot në Evropë, ndaj vëmendja jonë më e madhe duhet të jetë arsimimi dhe punësimi i të rinjve”, u shpreh Veliaj.

Ai shtoi se ky 100 vjetor është edhe një moment reflektimi për atë që është bërë deri më sot dhe për të punuar më shumë për gjeneratën e re.

“Teksa kalojnë 100 vjet, kthejmë kokën pas për të parë se çfarë kemi bërë me Shqipërinë në këto 100 vite. Kemi luftuar me njëri-tjetrin apo kemi bashkëpunuar? I kemi vënë stërkëmbësha njëri-tjetrit, apo kemi punuar?

Jemi marrë me llafe apo kemi ndërtuar Shqipërinë? Kemi humbur kohë duke u përçarë, ti je i kësaj partie, unë jam i kësaj partie, apo kemi lidhur duart bashkë për punë të mira?”, tha ai.

Veliaj nënvizoi se çdo qytetar duhet të mendojë sesi mund të kontribuojë për të ardhmen e vendit të tij.

Për këtë, ai solli shembullin e komunitetit të Shijakut, i cili në ato vite të vështira për fatet e vendit, dha gjithçka kishte.

“Tirana e priti qeverinë me 10 mijë vetë, por në 100 vite u 100-fishua si popullsi për të kapur 1 milion, e me gjasë kjo rritje do të vazhdojë, por doja ta bënim këtë tur për të treguar se asnjë nuk ja del dot vetëm.

Tirana nuk do të ishte kryeqytet pa Shijakun, e ndoshta Shijaku sot nuk do të ketë mundësinë e zhvillimit ekonomik nëse nuk forcojmë bashkëpunimin me Tiranën, që është zemra dhe energjia ekonomike e vendit tonë”, shpjegoi ai.

Kryebashkiaku shprehu mirënjohjen ndaj qytetit të Shijakut për kontributin që ka dhënë në historinë vendit tonë, ndërsa vlerësoi me certifikata mirënjohje disa prej familjeve të njohura të zonës.

Veliaj zhvilloi një tur 4 ditor në katër qytetet shqiptare,  Lushnja, Rrogozhina, Kavaja dhe Shijaku,  të cilat kanë mirëpritur qeverinë e vitit 1920, që ishte drejtuar për në Tiranën e shpallur Kryeqytet në Kongresin e Lushnjes.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article OSBE NDIHMON SHQIPËRINË NË AXHENDËN PËR GRATË, PAQEN DHE SIGURINË/ Borchardt: Punë për të kthyer përkushtimin ndaj...
Previous article AKSIDENTI TRAGJIK NË MEMALIAJ/ Kush është mësuesi që ndërroi jetë. Po kthehej nga puna (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

SKANDAL NË SARANDË/ Postieri ‘zhduk’ pensionet e 13 muajve: Do shes tokën që t’ua shlyej… Aktualitet

SKANDAL NË SARANDË/ Postieri ‘zhduk’ pensionet e 13 muajve: Do shes tokën që t’ua shlyej…

E PËSON KEQ/ Akuzohet për shpërdorim detyre, arrestohet polici në Dibër Aktualitet

E PËSON KEQ/ Akuzohet për shpërdorim detyre, arrestohet polici në Dibër

QYTETARËT NË PROTESTË PREJ 41 DITËSH/ Kërkohet largimi i Ramës dhe Berishës Aktualitet

QYTETARËT NË PROTESTË PREJ 41 DITËSH/ Kërkohet largimi i Ramës dhe Berishës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT