Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mesditë në Memaliaj ku si pasojë viktima kanë mbetur dy mësues, të cilët kanë qenë duke u kthyer nga puna.
Ata kanë qenë duke udhëtuar me makinë, kur mjeti ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanalin kullues, në krah të rrugës nacionale Memaliaj – Tiranë, duke i zënë brenda. Për pasojë, të dy mësuesit kanë humbur tragjikisht jetën.
ALPEnews.al mëson se njeri prej mësuesëve që ka ndërruar jetë është Leonard Sako, personi që shihni mëposhtë.



