• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“ÇERDHJA E COVID-19″/ Beruka: Mirë është që dhe fëmijët të karantinohen. Me hapjen ishte e pritshme rritja e rasteve
Home
Sociale

“ÇERDHJA E COVID-19″/ Beruka: Mirë është që dhe fëmijët të karantinohen. Me hapjen ishte e pritshme rritja e rasteve

16 June, 2020 s.autor Aktualitet, Sociale

Drejtuesja e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor, Areti Beruka në studion e “ABC News” ka folur për vendimin që u mor për mbylljen e një nga çerdhet kryesore në Tiranë, në ish-bllok, për shkak të dyshimeve se një personel ishte i prekur me koronavirus.

Beruka u shpreh tha se Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, jo vetëm për çerdhen, por për të gjitha denoncimet dhe konfirmime që vijnë nga operatorët e hetimit epidemiologjik, merr masat e duhura.

“Po është e vërtetë. Nga strukturat e Epidemiologjisë së Operatorit, sapo morëm informacionin se dyshohej për një nga punonjëset e prapavijës së çerdhes me COVID-19, ne u detyruam të bëjmë mbylljen e aktivitetit. Nga konstatimi që në kemi bërë çerdhja ishte dezinfektuar, por duhej bërë mbyllja për të karantinuar të gjithë stafin që ka qenë person kontakti. Mirë është që edhe fëmijët të bënin një karantinim”, sqaroi Beruka.

Më tej ajo theksoi se qytetarët me këtë hapje graduale të vendit dhe lehtësim të masave duhet të tregohen më të ndërgjegjshëm.

“Gjoba nuk është qëllim në vetvete. Me hapjen ishte e pritshme rritja e rasteve. Kjo epidemi është me të papritura dhe është sfidë e të gjithëve bashkë. Qytetarët duhet të respektojnë masat për të mbrojtur, jo vetëm familjarët, por edhe të afërmit e tyre. Duhet të kuptojmë që virusi nuk është larguar, është edhe mes nesh”, u shpreh ajo.

Gjatë bisedës në studion tha për gazetarin Enkel Demi se faktet e rritjes së numrit të rasteve tregojnë së duhet të respektojmë masat.

“Në fakt masat administrative të vendosura kanë sjellë në njëfarë mënyre përmirësim. Subjektet të cilat kanë grumbullime duhet të respektohet distanca sociale, ndërsa në vendet e mbyllura duhet patjetër të vendoset maska. COVID-19 është prezent dhe nëse nuk binden me numrat është e palogjikshme të vazhdojmë të flasim”, u shpreh ajo.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "MË 3 QERSHOR JAM KËRCËNUAR"/ Kujtim Gjuzi: Është dikush që unë e quaj “baca”, më nisi mesazh në 3 të natës. Nëse do të shohësh gjak në këtë vend…
Previous article "NJERËZIT PO SILLEN SIKUR TË KISHTE MBARUAR PANDEMIA"/ Rakacolli: Duhet të mbrohemi derisa…

s.autor

Postime të ngjashme

TENSIONE TE KRYEMINISTRIA/ Policia heq instalacionin e këpucëve, protestuesit përplasen me uniformat blu Aktualitet

TENSIONE TE KRYEMINISTRIA/ Policia heq instalacionin e këpucëve, protestuesit përplasen me uniformat blu

SHERR PËR PRONAT/ Arrestohet ish-drejtori i policisë së Vlorës, Sokol Mulosmani Aktualitet

SHERR PËR PRONAT/ Arrestohet ish-drejtori i policisë së Vlorës, Sokol Mulosmani

ZJARR NË HEKAL TË BALLSHIT/ Digjen të mbjellat me ullinj, zjarrfikësit në terren Aktualitet

ZJARR NË HEKAL TË BALLSHIT/ Digjen të mbjellat me ullinj, zjarrfikësit në terren

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT