3.588.860 qytetarë janë në listë për të votuar në 25 Prill, por 23.625 nuk do të mund të ushtrojnë këtë të drejtë pasi janë në kushtet e karantinës si pasojë e infektimit me koronavirus.Ekspertët e kanë sqaruar dhe më herët që asnjë infektuar aktiv me Covid-19 nuk mund të dalë nga banesa dhe për më tepër...
Pak orë para zgjedhjeve të 25 prillit, policia e Beratit ka njoftuar se ka marrë të gjitha masat që të ruhen qendrat e votimit. Nga strukturat e Policisë Berat janë marrë në ruajtje të gjitha objektet zgjedhore, 277 qendra votimi, 6 Komisione Zonale të Administrimit Zgjedhor, 6 vendnumërime të votave. Ruajtja e Objekteve...
Ka përfunduar deri më tani shpërndarja e materialeve zgjedhore në tre bashki, përkatësisht në Kukës, Lezhë dhe Himarë. Në Kukës janë shpërndarë materialet zgjedhore në të 73 qendrat e votimit, ndërsa kryetari i KZAZ Kukës, Ilir Nerguti bëri me dije se po ashtu ato janë pajisur edhe me kamerat e sigurisë si dhe...
Dita e nesërme, kur shqiptarët do të votojnë, duket se do të favorizohet edhe nga moti. Pas javësh me mot të paqëndrueshëm e temperatura e të ulëta, kjo e diel do të na sjellë më në fund pranverën. Meteorologia Tanja Porja tha për "Report TV" se dita e nesërme do të mbizotërohet nga moti i mirë me diell dhe se...
I famshmi Mihal Kokëdhima i cili në gusht të 2019 hipi sipër një makine me turistë spanjollë dhe i dhunonte ata, duke tronditur opinionin publik, është një mbështetës i flaktë i PD në këto zgjedhje. Në videon e siguruar nga Report tv ai shihet mbi një makinë në një miting të PD dhe ka ngritur 2 gishtat lartë duke...
Një ditë para zgjedhjeve, ka filluar shpërndarja e materialeve zgjedhore nëpër Komisionet e Qendrave të Votimit.Video nga KQV në Tiranë, e cila duket se është vendosur në një palestër të një shkolle të kryeqytetit.Duke se këto janë përgatitjet e fundit përpara se të gjithë qendrat e votimit në Shqipëri të...
Ka nisur shpërndarja e materialeve zgjedhore në të gjitha qendrat e votimit në Qarkun Dibër.Kryetari i KZAZ 19 në Peshkopi, Premtim Kryemadhi, tha se procesi i shpërndarjes vijon normalisht dhe se ka nisur me njësitë më të thella siç është Lura. Kryemadhi shtoi se momentalisht nuk ka probleme me komisionerët dhe se...
Në Kongresin e SHBA, Kryetari i Komisionit për Punët e Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve Gregory W. Meeks, demokrat dhe numri dy i këtij komisioni Michael McCaul, republikan, u bënë thirrje autoriteteve të Shqipërisë të garantojnë zgjedhje demokratike, pa shitblerje votash, frikësime apo dhunë.“Ndërsa Shqipëria...
Autoriteti i Mediave Audiovizive ditën e sotme ka dalë me një deklaratë ku thotë se: “Subjektet audio dhe audiovizive duhet të respektojnë kërkesat e Kodit Elektoral për periudhën e heshtjes zgjedhore”.“Nga dita e sotme (24.04.2021) dhe deri në përfundim të orarit të votimeve gjatë ditës së nesërme, bazuar në...