Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Eros Grezda rikthehet pas 10 muajsh në fushën e blertë. Grezda u rikthye të luajë futboll ku me Osijekun e tij ka barazuar pa gola 0-0 ndaj ekipit hungarez të Zalaegerzegit.Sulmuesi i Kombëtares shqiptare me anë të një postimi në “Story” në rrjetin social “Instagram” ka shkruar se...
Tirana bën goditjen e radhës, afrohet Realf Zhivanaj. Mbrojësi ka arritur të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin bardheblu. 23-vjeçari së fundmi ka qenë pjesë e skuadrës së Kastriotit dhe më parë ka mbajtur veshur dhe fanellat e Tërbunit, Vorës dhe sektorit të akademive të Tiranës. Këtë lajm e ka bërë vetë...
Në ditën botërore të Gazetarëve Sportiv, Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka përcjellë një mesazh urimi në profilin e tij në rrjetin social në “Facebook” ku ka shkruajtur se FSHF i inkurajon Gazetarët Sportivë për vazhdimin e punës së tyre për informimin e opinionit publik.POSTIMI I...
Dinamo konfirmoi dy ditë më parë marrëveshjen me qendërmbrojtësin e kombëtares së Malit të Zi, Aleksandar Sofranak. Vetë malazezi për mediat e vendit të tij ka rrëfyer dje firmën me blutë e kryeqytetit shqiptar.“Klubi ka një projekt serioz. Ata ishin në krizë, por tani kjo i përket së shkuarës, pasi drejtuesit...
Liridon Latifin e presin nesër në Shkodër. “Panorama Sport” zbulon nga burime të sigurta në klubin shkodran, se bisedimet mes palëve janë në rrugë të mbarë dhe gjasat janë që të enjten të firmoset zyrtarisht marrëveshja mes palëve.Vllaznia i ka ofruar mesfushorit një kontratë 2-vjeçare, duke e bindur për...
Teuta ka pësuar distaftë në miqësoren e fundit të luajtur në kuadër të fazës përgatitore, duke u mundur nga Struga me rezultatin 2-1.Trajneri Martini aktivizoi pothuajse të gjithë kontingjentin e pranishëm të skuadrës duke provuar ekipin në prag të sfidës për Champions me Sherif Tiraspolin.Golin e vetëm për...
Dinamo nuk ndalet në merkato. Pas prezantimit të mbrojtësit malazez Aleksandër Sofanak, “nëndetsja” ka nënshkruar me një tjetër futbollist, kësaj radhe me sulmuesin e Korabit, Xhuliano Skuka.Prej disa kohësh po përflitej për një transferim të sulmuesit drejt kryeqytetasve, por Skuka ndodhej me pushime jashtë dhe...
Në Rrogozhinë e kanë pritur prej vitesh ngjitjen e skuadrës së qytetit në elitën e futbollit dhe për të mos mbetur thjeshtë vizitorë në Superiore, drejtuesit e Egnatias kanë qenë shumë aktiv në merkato duke afruar lojtarët e duhur për sezonin e ri. Merkatoja është ndërthurur me elementë të rinj dhe me përvojë në...
Teuta ka vijuar dje përgatitjet në Ohër të Maqedonisë me një grup të plotë në dispozicion të trajnerit Edi Martini.Lajm i mirë për durrsakët është fakti se nuk ka pasur asnjë dëmtim në këtë periudhë, pasi edhe lojtarë si Gruda apo Todorovski, i kanë kaluar tashmë problemet fizike që kanë pasur. Të hënën i...