• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TRAGJEDIA NË SHKODËR/ “Alma ka qenë në fazë të rëndë depresioni…”, psikologia Marsela Lekli: Gratë duhet ta denoncojnë dhunën
Home
Intervista

TRAGJEDIA NË SHKODËR/ “Alma ka qenë në fazë të rëndë depresioni…”, psikologia Marsela Lekli: Gratë duhet ta denoncojnë dhunën

7 May, 2024 s.autor Aktualitet, Breaking News, Ekskluzive, Intervista, Kronikë

Një tragjedi e rëndë e padëgjuar më parë ka ndodhur në Shqipëri, ku dhuna në familje dhe tradhëtia dyshohet është shkaku që nëna me 3 fëmijët i dhanë fund  jetës duke u hedhur  në  lumin Buna pranë Darragjatit. 

39-vjeçarja, Alma Arrazi  dyshohet se u largua në datën 2 maj nga shtëpia bashkë me tre fëmijët e vegjël, dy vajzat 9 dhe 6 vjeçe, dhe djalin 3 vjeç, dhe u pa për herë të fundit duke pirë kafe në një lokal në Shkodër, afër urës së Bunës.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje tronditëse, ndërsa bashkëshorti i Almës, Erdys Arrazi, është lënë në burg këtë paradite, pasi dyshohet se ishte ai që ka shtyrë të shoqen drejt aktit të vetëflijimit.

Një intervistë për Alpenews.al psikologia Marsela Lekli shprehet se Alma Arrazi ka qenë në gjendje shumë të rëndë psikologjike dhe ka pasur probleme të shëndetit mendor. Ajo shprehet se dhuna  e burrave duhet të denoncohet dhe gratë nuk duhet t’u nënshtrohen atyre. Sipas psikologes edhe ndihma e familjes është një suport shumë i madh për të kaluar një jetë të rëndë emocionale.

1-Tragjedia e Shkodrës tronditi mbarë opinionin publik, ku nëna u vetëmbyt së bashku me tre fëmijët e saj, nga ana juaj si psiikologe si e shihni këtë ngjarje dhe si ka qenë gjendja e saj në ato momente që ka ndërmarrë ka ndërmarrë këtë këtë veprim?

Natyrisht që ka qenë në faza të rënda depresioni dhe probleme serioze të shëndetit mendor. Ne kemi pasur raste që i kemi trajtuar më parë që janë bërë mediatike, që nënat kanë mbetur viktimë, por kanë arritur janë vetëflijuar me veten e tyre por jo kurrsesi me fëmijët e tyre. Ky rast i kësaj nëne ka qënë shumë rëndë nga ana shëndetësore.

2-Ky nuk ka qenë rasti i vetëm ku gratë në gjendje të rënduar psikologjike janë vetëvrarë nga dhuna dhe nga tradhëtia e bashkëshortit pse ndodh kjo?

Realisht ka gra dhe nëna shumë, që kanë rënë pre e dhunës, tradhëtisë, por ndodh sepse ne akoma jetojmë në mentalitete, jetojmë akoma me egon që nuk kërkojmë ndihmë sepse ndodh edhe për shkak të kulturave tona patriarkale, të cilat detyrimisht nga dhuna e ushtruar sistematike normalisht që në një moment të caktuar ndodh që një individ të kalojë në depression sidomos kur nuk kërkon ndihmë.

3-Sa i rëndesishëm është shëndeti mendor dhe si të kujdesemi për të, që të mos merren veprime të tilla si rasti i Shkodrës?

Çrregullimet mendore prekin qindra milionë njerëz në çdo pjesë të botës dhe ndikojnë në jetën e të afërmve.Sëmundjet mendore  i përkufizojmë: çrregullimet mendore si mosfunksionim serioz në mënyrën e të menduarit të dikujt, në kontrollimin e ndjenjave dhe në sjellje. Kjo gjendje shpesh e pengon personin në marrëdhëniet me të tjerët dhe të përballojë sfidat e jetës.Shkalla e simptomave mund të ndryshojë për nga kohëzgjatja dhe intensiteti, në varësi të individit dhe të sëmundjes specifike e rrethanave. Me anë të kujdesit të duhur shëndetësor, individët mund të kurohen e të bëjnë jetë normale e me kuptim.

4- A kemi ne probleme si shoqëri që na çojnë në këto veprime?

Ne kemi probleme si shoqëri që nuk suportojmë njëri-tjertrin në situate të ndryshme, siç është rasti i zonjës. Ne nuk I suportojmë ato kur kanë nevojë për ndihmë, kur kanë problem familjar, por ne I bullizojmë dhe I diskriminojmë  në forma të ndryshme, si rasti I zonjës që nuk ka pasur suportin e nënës, prindërve të saj, motrës së saj, normalisht arrin deri në këtë pike, e cila mori dhe këtë akt kaq të trishtë.

5-Çfarë duhet të bëhet me ato gra që janë të ngaruara emocionalisht dhe psikologjikisht që mos e ndërmarrin një veprim të tillë?

Çdo nënë, çdo grua, çdo individ pa diskriminim gjinor, në momentin që ndihen me probleme të çrregullimit të gjendjes emocionale, sepse ka diskriminim gjinor, në momentin që ndihen me probleme të çrregullimit të gjendjes emocionale, sepse këtu nis. Në momente që ndihen të ngarkuara emocionalisht, në momentin kur nuk i arrijnë qëllimet e tyre në jetë mund të kërkojnë ndihmë tek mjeku specialist përkatës, i shëndetit mendor, psikiatër, psikolog apo qoftë edhe tek një person i afërt i familjes së tyre që ato të kenë një besim tepër të lartë ndaj tij që t’i shprehi komplet problemet që ato kanë për të arritur për të marrë një mjekim dhe ndihmën e duhur.

6-Si mund të parandalohen ato raste të rënda, si duhet të veprojnë familjarët kur i shohin gratë apo vajzat e tyre në atë gjendje?

Familjarët duhet të jenë suporti kryesor i vajzave të tyre jo të jenë me mentalitete patriarkale, sepse është “turp të ndahesh, ëshhtë turp të ikësh nga bashkëshorti, është turp ti ngresh zërin bashkëshortit”.Bashkëshortit duhet t’ja ngresh zërin kur ai gabon, kur ai nuk është i denjë për familje, duhet t’i tregosh se kush janë rolet e tij kryesore në familje dhe jo të jesh gjithmonë e ulur e nënshtruar. Në Shqipëri ndodh që mashkulli ka një rol prioritar, sepse këtë kulturë ka marrë nga familja dhe normalisht këtë e përcjell edhe tek familja e tij, duke përdorur dhunën, duke përdorur egon dhe llogjikën e tij se gruaja dhe femra e tij duhet të jetë e nënshtruar sepse kështu është mësuar dhe rritur nga edukata që i është përcjellur nga familja. Familjarët duhet të jenë krah tyre, duhet t’i ndihmojnë duhet t’i suportojnë dhe duhet të kërkojnë ndihmë tek një ekspert i shëndetit mendor për t’i dhënë një zgjidhje.

7-Nga çfarë kanë frikë këto gra që ndërmarrin veprime të tilla dhe shkojnë drejt vetëvrasjes?

Shumë gra kanë frikë nga ajo që kanë akumuluar ndër vite ndaj dhunuesit, sepse kemi raste kur dhunuesi edhe dhunon, por njëkohësisht edhe shantazhon edhe bën presione ndaj bashkëshortes, duke i shprehur vazhdimisht se nëse t’i më denoncon apo mund t’i thuash dikujt tjetër që unë të dhunoj , unë do të vras, nuk do të lejoj të takosh fëmijët etj. Ka disa presione nga meshkujt  që arrijnë që femtrat nuk denoncon.

8- Përse nuk denoncohet dhuna, përse këto gra zgjedhin ti nënshtrohen dhunës së vazhdueshme?

Shkaqet janë të shumta përse grate nuk e denencojnë dhunën, për shkak të gjendjes ekonomike nuk mund të përballin jetesën e tyre sidomos kur janë fëmijët në mes. Nuk kanë suportin kryesor të familjes ku jetojnë me mentalitete, nuk duhet të ndahesh është turp, duhet të durosh dhunën sepse ai është burri, ai edhe të bërtet edhe të gjuan dhe normalisht kalojnë vite dhuna përshkallëzohet dhe zakumulimi i stresit rritet më shumë dhe kalojnë në fazat e depresionit.

Alpenews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MET GALA 2024/ Pamjet mbresëlënëse të VIP-ave, ja si u veshën
Previous article DETAJET/ Trupi i Alma Arrazit u gjet nga pala malazeze, me marrjen e informacionit…

s.autor

Postime të ngjashme

DETAJET E TRISHTA/ U vra në krye të detyrës si një hero, efektivi 34-vjeçar Enea Mekolli la pas gruan dhe djalin e mitur Aktualitet

DETAJET E TRISHTA/ U vra në krye të detyrës si një hero, efektivi 34-vjeçar Enea Mekolli la pas gruan dhe djalin e mitur

VETËM 6 POLICË TË SHQIPONJAVE NË OPERACION/ Si u organizua puna për kapjen e ish-ushtarakut me rrezikshmëri të lartë Aktualitet

VETËM 6 POLICË TË SHQIPONJAVE NË OPERACION/ Si u organizua puna për kapjen e ish-ushtarakut me rrezikshmëri të lartë

DOSJA "METAMORFOZA"/ Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Nuk ka asnjë provë, që të jem abonent i SKY Aktualitet

DOSJA "METAMORFOZA"/ Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Nuk ka asnjë provë, që të jem abonent i SKY

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT