Rusia ka thirrur ambasadorët amerikanë, britanikë dhe kanadezë për të protestuar kundër asaj që tha se ishte “ndërhyrja e tyre në punët e brendshme të Rusisë”, raporton agjencia e lajmeve Interfax.Të tre vendet dënuan dje Rusinë për burgosjen e aktivistit të opozitës Vladimir Kara-Murza për 25 vjet dhe...
Gjenerali i pensionuar i ushtrisë amerikane, David Petraeus, pret që ofensiva që po përgatisin ukrainasit për fund të pranverës ose fillim të verës, të jetë “shkatërruese” për ushtrinë ruse, sidomos në disa zona.Duke folur në një intervistë për Shërbimin gjeorgjian të Radios Evropa e Lirë, ai thotë se...
Politico i ka kushtuar një artikull zgjedhjeve në Turqi dhe rëndësisë që kanë për të ardhmen e vendit ashtu edhe për Rexhep Tajip Erdogan. Me rastin e votimeve të 14 majit, Politico theksom se në 100 vjet që nga vendosja e demokracisë nga Mustafa Kemal Ataturk, presidenti turk, nëse fiton, do të vulosë edhe më shumë...
Presidenti rus Vladimir Putin, ka udhëtuar në rajonet Kherson dhe Luhansk, në Ukrainën jugore dhe lindore, ku edhe është takuar me ushtarët rusë të vendosur atje prej gati një viti.Në njoftimin e bërë nga autoritetet ruse nuk specifikohet se kur është zhvilluar kjo vizitë.“Komandanti suprem i Forcave të...
Kundërshtari i Presidentit aktual Rexhep Tayip Erdogan për zgjedhjet e ardhshme për kreun e ri të shtetit turk, Kemal Kılıçdaroğlu ka bërë një deklaratë tunduese teksa ka premtuar flori për familjet e varfra, nëse ai zgjidhet president.Özgür Özel, nënkryetar i Grupit të CHP-së, tha se nga ky aplikim do të...
Planet e grupit terrorist Shteti Islamik për të rrëmbyer zyrtarë jashtë rajonit të Lindjes së Mesme dhe për t’i mbajtur ata me qëllim ushtrimin e ndikimit, shkaktuan një operacion amerikan gjatë të cilit u vra një prej organizatorëve të dyshuar të komplotit.Komanda Qendrore amerikane konfirmoi të hënën vdekjen e...
Shtetet e Bashkuara, Koreja e Jugut dhe Japonia bënë të hënën stërvitje të përbashkëta për mbrojtjen nga raketat, ndërkohë që Koreja e Veriut është duke shtuar arsenalin e saj bërthamor, dhe ndërsa një zyrtar i ushtrisë koraenoveriore paralajmëroi Shtetet e Bashkuara se rrezikojnë të shkaktojnë “një krizë...
Evropa, jo vetëm që duhet ta mbrojë paqen e saj, por duhet të veprojë si mbikëqyrëse në gjithë botën, ka thënë ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, të hënën, pas bisedimeve që ka pasur për Kinën, me homologët e grupit të shtatë shteteve më të industrializuara në botë (G7).Komentet e saj kanë...
Kryeministri britanik Rishi Sunak po hetohet nga Komisioneri Parlamentar, pasi dyshohet se ka thyer kodin e sjelljes së deputetëve.“The Mirror” thotë se hetimi i cili ka nisur të enjten e kaluar dhe është konfirmuar sot, është përqendruar tek aksionet që bashkëshortja e tij Akshata Murth, ka në agjencinë Koru...