Banorët e fshatit Nartë në Gramsh po largohen të tmerruar pas afrimit të flakëve që kanë pushtuar zonën.Ata kanë marrë bagëtitë dhe po largohen me rrobat e trupit.Përse nuk ikët më herët?Ku të iki, unë do të digjem atje brenda,Ça ke lënë atje lart?Tërë plaçkat, siç kam punuar 70 vjet,...
Këto pamje të trishta vijnë nga fshati Nartë i Gramshit, ku banorët Largohen nga banesat e tyre për t’i shpëtuar flakëve.
VIDEO
Me lot në sy nga banesat që po u digjen, ata marrin me vete edhe lopët e bagëtitë, të vetmet të ardhura ndërsa pamjet janë pa fjalë…...
Vendi po përballet me një numër të konsiderueshëm zjarresh, ku gjatë 24 orëve të fundit nga 64 vatra të evidentuara, 24 prej tyre janë ende aktive. Në luftën kundër flakëve, janë angazhuar më shumë se 10 mijë forca nga të gjitha strukturat e emergjencave dhe mbrojtjes civile, ndërsa në disa zona ku rreziku i...
Policia ka finalizuar dy operacione të veçanta në Fier dhe Lushnjë, duke vënë në pranga dy shtetas të akuzuar për ndezje të qëllimshme zjarresh, të cilat shkaktuan dëme të mëdha.Në Fier, 61-vjeçari Sh. B., banues në fshatin Cakran, dyshohet se ndezi zjarr në luginën e lumit Vjosa, në zonën “Mezarak”, pjesë...
Prefekti i Vlorës, Plator Nesturi, ka dhënë detaje mbi situatën e zjarreve në Delvinë, ku ka bërë me dije se katër shtëpi u dogjën si pasojë e flakëve, një prej të cilave e banuar dhe tri të pabanuara.Nesturi u shpreh se fatmirësisht prej zjarreve nuk ka pasur asnjë humbje jete, ndonëse sikurse thekson ai, vatrat...
Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Vlorë, në vijim të punës për goditjen e rasteve të shfrytëzimit të prostitucionit, bazuar edhe në informacionet e siguruara, kanë evidentuar dhe goditur një rast të kësaj veprimtarie kriminale, në një apartament të marrë me qira në lagjen “Uji i Ftohtë”,...
Delvina kaloi mbrëmë një natë të vështirë, ku zjarri i madh kërcënoi banorët dhe infrastrukturën lokale.Lufta me flakët ka qenë heroike, me pjesëmarrjen e forcave zjarrfikëse të bashkive të jugut, ekipeve të ardhura nga Tirana, forcat e ushtrisë dhe banorët lokalë, të cilët kanë bërë të mundur...
Gjatë ditës së sotme, në territorin e Bashkisë Fushë-Arrëz, situata e zjarrit në fshatin Xath është paraqitur më e qetë, krahasuar me intensitetin e ditëve të mëparshme.Aktualisht banesat janë jashtë rreziku, ndërsa në terren vijon puna për shuarjen e plotë të flakëve.Forcat e angazhuara janë: 50...
Forcat e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi në Gjirokastër kanë ndërmarrë një operacion urgjent gjatë natës për parandalimin e flakëve të zjarrit që pushtuan fshatin Hormov pranë kufirit ndarës me Bashkinë e Tepelenës.Efektivët e MZSH në orët e para të mëngjesit të sotëm, ndërhynë për shuarjen e zjarrit pasi...