• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Alarmi i Partisë Demokratike/ Bylykbashi: Partia Socialiste po tenton kapjen e Kryeprokurorit!
Home
Shqipëri

Alarmi i Partisë Demokratike/ Bylykbashi: Partia Socialiste po tenton kapjen e Kryeprokurorit!

5 December, 2017 Redaktor2 Breaking News, Politikë, Shqipëri

Deputeti i PD, Bylykbashi ka reaguar pas deklaratës së Taulant Ballës në Report Tv duke kundërshtuar idenë e zgjedhjes së një prokurori të ri të përgjithshëm të përkohshëm me 36 vota. Bylykbashi u shpreh se shumica kërkon që të kapë drejtësinë për të mbuluar dosjet e nxehta, ndërsa opozita nuk do të lejojë një lëvizje të tillë.

“Ka kohë që PS është e vendosur për shkelur Kushtetutën. Rregullat janë të qartë, Kushtetuta përcakton që KLP si organ që deklaron fundin e mandatit të Kryeprokurorit. Fakti që ka boshllëk Kushtetues është një problem që nuk mund të zgjidhet as me deklarata, as me mero. Zgjidhja është e thjeshtë, të çojë përfaqësuesit e Shoqërisë Civile për të kompletuar KLP. Qëllimi është kapja e pozicionit të Kryeprokurorit. Asnjë nuk ka kaluar Vettingun.

Ligji përcakton qartë vendimin e merr Kuvendi me 3/5 për Kryeprokurorin e ri. Këto janë të gjithë përpjekjet e shumicës që Kryeprokurorin kërkon ta zgjedhë me 36 vota, përfshirë edhe votën e Tahirit, që të mbyllin të gjitha çështjet që u djegin” deklaroi ai.

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla i ftuar në emisionin “5 pyetjet nga Babaramo” në Report Tv, ka paralajmëruar largimin e kryeprokurorit Adriatik Llalla këtë të premte. Deputeti socialist tha se mandati i Adriatik Llallës, sipas përcaktimeve kushtetuese përfundon në datën 7 dhjetor 2017.

Për sa kohë Këshilli i Lartë i Prokurorisë, institucioni që do propozojë Kryeprokurorin, nuk është konstituuar, Balla tha se ligji për Prokurorinë ka parashikuar zgjedhjen e një Prokurori të përkohshëm nga radhët e Prokurorisë me 15 vite eksperiencë pune dhe gradë shkencore.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FOTOT/ “Kujdes me fustanin Irina se…”
Previous article Bes Kallaku publikon foton më të bukur të ditës

Redaktor2

Postime të ngjashme

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Qytetarët para Kryeministrisë: Dorëheqje, Shqipëria nuk është e tradhtarëve Aktualitet

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Qytetarët para Kryeministrisë: Dorëheqje, Shqipëria nuk është e tradhtarëve

PROTESTA MË E MADHE E PARALAJMËRUAR/ Nis grumbullimi i madh në sheshin “Skënderbej”, qytetarët mbërrijnë në qendër të kryeqytetit Aktualitet

PROTESTA MË E MADHE E PARALAJMËRUAR/ Nis grumbullimi i madh në sheshin “Skënderbej”, qytetarët mbërrijnë në qendër të kryeqytetit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT