• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BUXHETI I 2023/ Tabaku: 5.8 miliardë euro nuk i pergjigjen krizës dhe nevojës konsumatore
Home
Politikë

BUXHETI I 2023/ Tabaku: 5.8 miliardë euro nuk i pergjigjen krizës dhe nevojës konsumatore

24 October, 2022 s.autor Politikë

Buxheti prej 5.8 miliardë eurosh që qeveria ka menduar për vitin 2023, për opozitën nuk i përgjigjet krizës ekonomike dhe nevojës së konsumatorëve. Deputetja demokrate Jorida Tabaku tha para mediave se politika e vetme e mazhorancës që reflektohet në buxhet ëshë ajo e rritjes së taksave dhe e vendosjes së gjobave.

“Vendosja e taksave sidomos tek shtresa e mesme e Shqipërisë është një politikë e vjetër e qeverive Rama që ua kalojnë faturën e kripur të taksave kësaj shtrese. Taksat si ajo ndaj profesioneve të lira do t’i japë vërtetë buxhetit të shtetit të ardhura ekstra prej 17 mln eurosh por do të heqë nga duart e këtyre profesionistëve po kaq milionë euro në kohë krize. Sipërmarrjet do të paguajnë shtrenjtë produktet, shërbimet dhe jo vetëm ndërkohë që taksat rriten mbi kurrizin e tyre. Kredimarrësit që kanë marrë kredi për banesat e tyre, për bizneset e tyre dhe jo vetëm do të nisin të paguajnë më shtrenjtë këstet e kredive ndërkohë që qeveria do t’u shtojë në faturë edhe taksat shtesë. Mbi taksim në kohë krize. Kjo është politika e majtë! Kjo është politika fiskale e qeverisë Rama që edhe në kohën më të errët vazhdon të fusë dorën në xhepat e qytetarëve për të paguar të dyshuarit e përhershëm”, tha Tabaku.

Duke u ndalur te taksimi i jashtëzakonshëm në masën 33% që qeveria synon të vendosë për prodhuesit privatë të energjisë, Tabaku kërkoi që e njëjta masë të aplikohet edhe për bizneset që shesin naftën.

“Duke qenë se bordi i naftës që në të vërtetë është Klubi i Oligarkëve po abuzon me çmimin e naftës duke përfituar më shumë të ardhura si pasojë e situatës. Por deri më tani, ortakët e qeverisë dhe aksionarët e kësaj mazhorance po vazhdon t’iu shkelet një sy nga qeveria e cila është e gatshme të gjobisë shtresën e mesme të shqiptarëve apo dhe qytetarët e shtresës së varfër duke ua ngarkuar faturën e inflacionit dhe nga ana tjetër të tregohet tolerante me klubin e oligarkëve”, shprehet deputetja e PD.

Rezerva për projektbuxhetin 2023 dhe paketën shoqëruese fiskale ka edhe Konfindustria. Sipas saj, masa e parë që duhet të ndërmarrë qeveria për të mbrojtur ekonominë kombëtare dhe në përgjigje me zhvillimet në tregjet e huaja është heqja e taksës së qarkullimit të karburanteve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PALLATI U DËMTUA NGA TËRMETI/ Banorët: Punimet pa cilësi, defekte të shumta, nuk kemi drita
Previous article URSULA VON DER LEYEN VIZITON BALLKANIN PERËNDIMOR KËTË JAVË/ Ja data kur do të jetë në Tiranë

s.autor

Postime të ngjashme

"EDHE TRE DITË PËR T'U BËRË PJESË E RRJETIT MIA"/ Rama: Bëhuni pjesë e strukturave të komunikimit të institucioneve qendrore Breaking News

"EDHE TRE DITË PËR T'U BËRË PJESË E RRJETIT MIA"/ Rama: Bëhuni pjesë e strukturave të komunikimit të institucioneve qendrore

BERISHA ME PËRFAQËSUESIT E DIASPORËS NË SHBA: Në 10 vitet e fundit 46% e shqiptarëve janë larguar Politikë

BERISHA ME PËRFAQËSUESIT E DIASPORËS NË SHBA: Në 10 vitet e fundit 46% e shqiptarëve janë larguar

"KA PËRDORUR MEDIAT PËR TË BALTOSUR..."/ Rama për SPAK: Një nga gjërat më të këqija që ka bërë Breaking News

"KA PËRDORUR MEDIAT PËR TË BALTOSUR..."/ Rama për SPAK: Një nga gjërat më të këqija që ka bërë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT