• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Buxheti 2018/ Njihuni me tetë objektivat për mbështetjen e drejtësisë
Home
Aktualitet
Drejtësi

Buxheti 2018/ Njihuni me tetë objektivat për mbështetjen e drejtësisë

6 January, 2018 k.autor Aktualitet, Breaking News, Drejtësi, Ekonomi

Një nga objektivat kryesore të buxhetit për vitin 2018 është mbështetja e zbatimit të Reformës në Drejtësi, e cila prek drejtpërdrejt sistemin gjyqësor dhe kompetencat e Ministrisë së Drejtësisë në funksionimin dhe organizimin e këtij sistemi. Në buxhetin e miratuar nga Parlamenti, në fund të vitit të kaluar, parashikohen disa objektiva konkrete në kuadër të zbatimit të Reformës në Drejtësi.

Konkretisht është parashikuar krijimi dhe ngritja e kapaciteteve të KLGJ, KLP dhe inspektoratit përgjegjës për të hetuar shkeljet disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Është parashikuar krijimi i strukturave të specializuara anti-korrupsion në nivel kombëtar si dhe krijimi i një platforme të IT për funksionimin e sistemeve elektronike të gjyqësorit.

Buxheti për drejtësinë konsiston gjithashtu edhe në vendosjen e sistemit të menaxhimit të çështjeve të gjykatave në efiçencë të plotë, krijimin e sistemit të menaxhimit të çështjeve dhe thellimin dhe zgjedhimin e objektit të aktiviteteve trajnuese të Shkollës së Magjistraturës në lidhje me trajnimin fillestar dhe trajnimin e vazhdueshëm për gjyqtarët dhe prokurorët.

Buxheti parashikon edhe rritjen e kapaciteteve të Departamentit të Kodifikimit në Ministrinë e Drejtësisë dhe projektimin dhe zbatimin e sistemeve të menaxhimit, aktiviteteve operacionale dhe të kontrollit, dhe funksionimi financiar i Ministrisë së Drejtësisë dhe institucioneve të tjera  (KLGJ, KLP, Inspektoriati i ri, Këshilli i Emërimeve) për të mundësuar që ato të menaxhojnë procesin e reformës.

Ndërkaq, gjatë vitit 2017, Parlamenti i Shqipërisë ka miratuar një sërë ligjesh si pasojë e reformimit të Sistemit të Drejtësisë. Po gjatë vitit 2017, janë zgjedhur të gjithë organet e rivlerësimit kalimtar – Anëtarë të Komisionit të Pavarur të Kualifikimeve – Komisionerët Publikë – Anëtarët e Komisionit të Posaçëm të Apelimit.

Gjatë vitit 2017, qeveria ka realizuar rikonstruktimin e ndërtesës se ish “Lidhjes se Shkrimtareve”, godine e cila do te shërbejë për akomodimin e stafit sipas strukturës përkatëse të dy Komisioneve për procesin e Rivlerësimit te Gjyqtarëve dhe Prokurorëve. Gjithashtu, Kuvendi është duke përzgjedhur dhe anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë, si dhe kanë filluar procedurat edhe për organet e tjera të sistemit të qeverisjes së drejtësisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Kështu se kishin parë! Xhemi Shehu me "barkun te goja", dalin FOTO të pa publikuara
Previous article Macron ia thotë hapur Erdoganit: Nuk ka SHANS që Turqia t'i bashkohet BE-së

k.autor

Postime të ngjashme

SHERRI I DHUNSHËM NË GJKKO/ Momenti kur forca të shumta policie futen me vrap në ambientet e Gjykatës së Posaçme Aktualitet

SHERRI I DHUNSHËM NË GJKKO/ Momenti kur forca të shumta policie futen me vrap në ambientet e Gjykatës së Posaçme

U VRA ME ARMË ZJARRI/ Valter Lleshi i përfshirë në një ngjarje kriminale në vitin 2020 Aktualitet

U VRA ME ARMË ZJARRI/ Valter Lleshi i përfshirë në një ngjarje kriminale në vitin 2020

"PLAS" SHERRI BRENDA KAFAZIT TË XHAMIT NË GJKKO/ Të pandehurit dhunojnë njëri-tjetrin, ndërpriten të gjitha seancat Aktualitet

"PLAS" SHERRI BRENDA KAFAZIT TË XHAMIT NË GJKKO/ Të pandehurit dhunojnë njëri-tjetrin, ndërpriten të gjitha seancat

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT