• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Bulqizë-Asfiksimi/ Dëshmia e nxënësit: Mësuesit s’na lanë dy orë të dilnim nga shkolla
Home
Aktualitet
Drejtësi

Bulqizë-Asfiksimi/ Dëshmia e nxënësit: Mësuesit s’na lanë dy orë të dilnim nga shkolla

18 November, 2017 Redaktor2 Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Shkolla e Shupenzës është rikonstruktuar në muajt e verës. Pak ditë më parë ishte furnizuar me lëndë ngrohëse pelet për të përballuar dimrin e ftohtë, që e karakterizon këtë zonë.

Ndonëse kaldaja nuk është testuar më parë, dje, për shkak të ankesave të nxënësve se kanë ftohtë në orën e mësimit, është ndezur për herë të parë kaldaja qendrore. Askush nuk ka qenë në dijeni se oxhaku ishte i mbyllur dhe fillimisht është neglizhuar prezenca e tymit të pakët.

Nga çlirimi i gazit, nxënësit kanë filluar të shfaqin problemet e para të shëndetit, si dhimbje koke e marrje fryme. Ata i kanë shfaqur këto shqetësime te mësuesit, por këta të fundit nuk kanë pranuar të pezullonin mësimin.

Tymi është shpërndarë gradualisht dhe stafi pedagogjik vendosi të nxjerrë nxënësit nga shkolla kur gjendja e tyre ishte e rënduar dhe tashmë tymi kishte pushtuar të gjithë shkollën. Këtë fakt e kanë treguar vetë nxënësit, teksa janë pyetur nga oficerë të Policisë.

“Ne e ndjemë çlirimin e gazit që në fillim. Pastaj, klasa nisi të kishte tym, por mësuesit po e neglizhonin. Edhe ne menduam se mbase tymi po kthehej nga era dhe se do të kalonte. Por gjendja jonë po përkeqësohej. Tymi mbushi klasën dhe disa prej nesh ishin në gjendje të rëndë, deri te të vjellat. Nuk mbusheshim dot me frymë. Kishim marrje mendsh. Vetëm kur gjendja u rëndua, mësuesit na nxorën përjashta. Por kjo ndodhi pas gati dy orësh”, janë shprehur nxënësit në Policinë e Bulqizës.

Vetëm kur janë ballafaquar me situatën e rëndë, ku dhjetëra nxënës kishin dridhje dhe nuk qëndronin dot më as në këmbë, drejtuesit e shkollës kanë njoftuar postën e Policisë Shupenzë ku kërkuan ndihmë për transportimin e nxënësve drejt Bulqizës e Peshkopisë.

“Gjendja ishte kritike. Fëmijët tanë i kishte përfshirë paniku. I gjetëm teksa ulërinin dhe qanin. Mësuesit përpiqeshin t’i qetësonin, por ishte e pamundur. Kishin lot, dhimbje koke dhe villnin. Dukej si një helmim i qëllimshëm. Shyqyr që transportimi i nxënësve u krye shpejt, se do na kishin vdekur këtu”, u shpreh prindi i një nxënësi të asfiksuar.

Mjeku Shahin Kaja tregon se situata fillimisht ishte alarmante. “Situata nuk ishte normale. Dhjetëra nxënës të helmuar erdhën në spital me ambulanca dhe mjete të tjera”, tha Kaja./Albi Lala

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Bleona rrëfen për herë të parë pse i futi vezët në ngrirje
Previous article Princi i Libofshës i dënuar me 20 vjet burg për armë dhe drogë

Redaktor2

Postime të ngjashme

MBYLLET TUBIMI NË TIRANË/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor Aktualitet

MBYLLET TUBIMI NË TIRANË/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor

VELIPOJA ME FLUKS PUSHUESISH/ Vizitorët vlerësojnë pastërtinë, organizimin dhe përmirësimin e kushteve Aktualitet

VELIPOJA ME FLUKS PUSHUESISH/ Vizitorët vlerësojnë pastërtinë, organizimin dhe përmirësimin e kushteve

PROTESTA MASIVE PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët: Kemi vetëm një kërkesë, dorëheqje Aktualitet

PROTESTA MASIVE PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët: Kemi vetëm një kërkesë, dorëheqje

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT